Газонокосилки Makita PLM4631N2 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
268
VINI RE:
Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut
për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja.
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë.
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim.
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të
drejtpeshojë njësoj.
(Fig. 37)
Para rimontimit të tehut dhe grupit të tehut në njësi,
vajoseni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e brendshme të
grupit të tehut me vaj të lehtë. Instalojeni grupin e tehut në
bosht. Referojuni
Fig. 37
. Vendoseni tehun me numrin e
detalit nga ana e kundërt e grupit. Drejtojeni rondelën mbi
teh dhe futni bulonin heksagonal. Shtrëngojeni bulonin
heksagonal me fuqinë e listuar më poshtë.
10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT
Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 40Nm -
50Nm për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. Të
gjithë bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas herë
për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë, sidomos
në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen dhe do
të humbasin disi formën fillestare. Rendimenti i prerjes do
të reduktohet dhe për këtë tehu duhet të ndërrohet.
Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga
fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar
mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të
shënuar në teh (MAKITA 263001451 për PLM4630N2/
PLM4631N2/PLM4632N, MAKITA 263002552 për
PLM5130N) (për të porositur tehun, ju lutemi kontaktoni
distributorin lokal ose telefonojini kompanisë, referojuni
faqes së parë).
10-4 MOTORI
Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit
sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa
orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur.
Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet
mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga
zona e marmitës.
11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN
(MBYLLJA E STINËS)
Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.
a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.
KUJDES:
Mos e thani naftën në mjedise të
mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e
naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr.
b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë
përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë.
c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të
mbushur rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies.
Përdorni ndezësin për të shpërndarë vajin
njëtrajtësisht në dhomëzën e djegies. Zëvendësoni
kandelën.
2. Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit
sipas përshkrimeve nën “UDHËZIMET PËR
VAJOSJEN”.
3. Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar
gërryerjen.
4. Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër
dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të
paautorizuar.
KUJDES:
Motori duhet të jetë ftohur plotësisht
përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.
SHËNIM:
- Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të
paajrosura apo për ruajtjen e materialeve.
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku.
Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen,
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.
- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te
doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës,
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin
ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës
në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.
Transporti
Fikni motorin dhe jepini kohë motorit që të ftohet. Më pas
stakoni lidhjen e kandelës dhe boshatisni serbatorin e
karburantit sipas udhëzimeve në manualin e motorit.
Sigurohuni që të mos përkulni ose dëmtoni prerësin kur
shtyni pengesat para kositësit të barit.