Газонокосилки Makita PLM4631N2 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
267
7-7 MBLEDHËSJA E BARIT
Në pjesën e sipërme të mbledhësit të barit ndodhet
treguesi i nivelit që tregon nëse mbledhësja është bosh
ose plot
(Fig. 32, Fig. 33)
:
- Treguesi i nivelit ngrihet nëse mbledhësi nuk është
mbushur plot gjatë lëvizjes.
(Fig. 33)
- Nëse mbledhësi është plot, treguesi bie; sapo të
ndodhë kjo, ndaloni menjëherë dhe zbrazeni
mbledhësin, sigurohuni që të jetë i pastër dhe që rrjeta
të ajroset.
(Fig. 32)
E RËNDËSISHME
Nëse pozicioni i hapjes së treguesit është shumë i ndotur,
treguesi nuk do të ngrihet - në këtë rast, pastrojeni
menjëherë pozicionin e hapjes së treguesit.
7-8 PLATFORMA
Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).
7-9 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E
LARTËSISË
KUJDES:
Mos i bëni kurrë rregullime kositëses
së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur
telin e kandelës.
KUJDES:
Përpara se të ndryshoni lartësinë e
kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës.
Kositësja është e pajisur me levë qendrore të
rregullimit të lartësisë me 8 nivele.
Lartësia (e tehut në tokë) mund të rregullohet nga 25 mm
në 70 mm (pozicioni i lartësisë me 8 nivele).
(Fig. 34)
Rregullimi më i ulët: 25 mm (pozicion 1), rregullimi më i
lartë: 70 mm (pozicion 8).
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e
kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes
së kositëses.
2. Leva qendrore e rregullimit të lartësisë ofron 8 nivele
të ndryshme të lartësisë.
(Fig. 34)
Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën
rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë në
lartësinë e dëshiruar.
8. UDHËZIMET E
MIRËMBAJTJES
KANDELA
Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë
pune.
FERROTAT
Kontrolloni dhe/ose ndërroni rregullisht ferrotat e motorit
tek agjenti i shërbimit, vetëm pjesë origjinale mund të
përdoren si pjesë këmbimi.
9. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN
KUJDES:
SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA
VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosini kushinetat e çdo rrote së paku një
herë për seancë me vaj të lehtë.
2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të
vajosjes.
10. PASTRIMI
KUJDES:
Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji
mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar
kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.
10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT
KUJDES:
Mos lejoni mbledhjen e papastërtive
apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të
filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të
mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale.
Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht
nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri.
PËR TË PASTRUAR FILTRIN E AJRIT
1. Hiqeni dadon (
Fig. 35
për PLM4632N dhe
PLM5130N).
2. Ngrijeni lidhësen mbi kapakun e filtrit. (
Fig. 36
për
PLM4630N2 dhe PLM4631N2)
3. Hiqni kapakun e filtrit.
4. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun.
MOS
PËRDORNI BENZINË!
5. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
6. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe
shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.
7. Riinstaloni filtrin.
8. Mbyllni kapakun e filtrit.
SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është ngrënë,
konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të pastrohet.
10-2 TEHU I PRERJES
KUJDES:
Sigurohuni ta shkëputni dhe ta
tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të
motorit. Mbroni duart duke përdorur doreza të trasha apo
stof të trashë për të kapur tehet e prerjes. Anojeni
kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm të
motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit.
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.