Газонокосилки Makita PLM4631N2 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
265
6. FUNKSIONI
Këto kositëse bari mund të përshtaten jashtë funksionit të
tyre normal, sipas qëllimit:
Nga kositëse bari me mbledhje të pasme në:
1. Kositëse me mulkim ose si
2. Kositëse me shkarkim anësor.
Çfarë është mulkimi?
Gjatë mulkimit, bari pritet në një hap pune, pastaj grihet
dhe i kthehet tokës si pleh natyral.
Këshilla për kositje me mulkim:
- Shkurtim i rregullt me maks. 2 cm nga 6 cm deri 4 cm
lartësi bari.
- Përdorni thikë të mprehtë prerjeje.
- Mos kositni barin e lagur.
- Vendos shpejtësinë maksimale të motorit.
- Lëvizni vetëm me ritmin e punës.
- Pastrojeni rregullisht pykën e mulkimit, pjesën e
brendshme të pajisjes dhe tehun e kositjes.
Nisja nga puna
6-1 Përshtatja për kositëse me mulkim
VINI RE:
Vetëm me motor të fikur dhe prerës që
nuk lëviz.
1. Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes
së barit.
2. Shtyjeni pykën e mulkimit në platformë. Kyçeni pykën
e mulkimit me butonin përkatës në hapjen e
platformës.
(Fig. 17, Fig. 18)
3. Uleni sërish kapakun e pasmë.
(Fig. 19)
4. Ngrijeni fletën anësore dhe hiqeni gypin e shkarkimit
anësor.
6-2 Përshtatja për kositje me shkarkim
anësor
Vetëm kur motori dhe prerja nuk janë duke
lëvizur!
1. Ngrijeni kapakun e pasmë dhe hiqeni mbledhësen e
barit.
2. Montojeni pykën e mulkimit.
3. Zhbllokoni mekanizmin e bllokimit.
(Fig. 20A)
4. Ngrijeni fletën anësore për shkarkime anësore.
(Fig. 20B)
5. Montojeni gypin e shkarkimit anësor për shkarkime
anësore në kunjin mbështetës së fletës anësore.
(Fig. 21)
6. Uleni fletën anësore - fleta anësore ndodhet në gypin
e shkarkimit anësor.
(Fig. 22)
6-3 Kositja me mbledhësen e barit
VINI RE:
Vetëm me motor të fikur dhe prerës që
nuk lëviz.
Për kositje me mbledhësen e barit, hiqeni tehun e
mulkimit dhe gypin e shkarkimit për shkarkime anësore
dhe montojeni përsëri mbledhësen e barit.
1. Heqja e pykës së mulkimit.
- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni pykën e mulkimit.
2. Hiqeni gypin e shkarkimit anësor për shkarkime
anësore.
- Ngrijeni fletën anësore dhe hiqeni gypin e shkarkimit
anësor.
- Fleta anësore e mbyll automatikisht hapjen e
shkarkimit në pjesën e brendshme me anë të forcës
së sustës.
- Pastrojeni rregullisht fletën anësore dhe hapjen e
shkarkimit nga mbetjet e barishteve dhe dherave të
mbetura në të.
3. Montojeni mbledhësen e barit.
- Për ta vendosur: Ngrijeni kapakun e pasmë dhe
vareni mbledhësen e barit mbi pjesën e pasme të
kositëses.
- Për ta hequr: Kapeni dhe ngrijeni kapakun e pasmë,
hiqeni mbledhësen e barit.
7. UDHËZIMET E PËRDORIMIT
7-1 PËRPARA SE TË NISNI
Mirëmbajeni rregullisht motorin me benzinë dhe vaj sipas
udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të
paketuar me kositësen. Lexojini udhëzimet me kujdes.
(Fig. 23, Fig. 24, Fig. 25, Fig. 26)
VINI RE:
Nafta është tepër e ndezshme.
Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht
për këtë qëllim.
Rimbushni vetëm në mjedise të jashtme, përpara se të
ndizni motorin dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes apo
gjatë punës me karburant.
Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit as mos hidhni naftë
kur motori është në punë ose kur është i nxehtë.
Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por
largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni
krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e
naftës.
Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit.
Përpara se ta anoni kositësen e barit për të ruajtur tehun
apo për të kulluar vajin, hiqni karburantin nga serbatori.
VINI RE:
Mos e mbushni kurrë serbatorin në
mjedise të brendshme, me motorin ndezur ose pa e lënë
motorin të jetë ftohur për së paku 15 minuta pas pune.
7-2 PËR TË NDEZUR MOTORIN DHE
AKTIVIZUAR TEHUN
1. Mjeti është i pajisur me gominë në skajin e kandelës,
sigurohuni që laku metalik në skajin e telit të kandelës
(brenda gominës) të jetë shtrënguar siç duhet mbi
majën metalike të kandelës.
2. Kur ndizet motori i ftohtë ose i ngrohtë, vendosni
valvulën distil kudo ndërmjet pozicionit “
” dhe
“
”. Kur ndizet motori i ngrohtë dhe e përdorni
vendoseni valvulën distil në pozicionin “
”.
(Fig. 27)
3. Duke qëndruar pas pajisjes, kapeni dorezën e
kontrollit të frenimit dhe mbajeni përkundrejt dorezës
së sipërme siç tregohet në
Fig. 28
.