Gardena ErgoJet 3000 - Инструкция по эксплуатации - Страница 307

Воздуходувки Gardena ErgoJet 3000 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 356
Загружаем инструкцию
background image

f) Mirëmbajtja e veglave me korrent. Kontrol-
loni nëse ka ndonjë keqbashkim ose lidhje të 
pjesëve të lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe 
çdo lloj gjendjeje tjetër që mund të ndikojë në 
punën e veglës me korrent. Nëse dëmtohet, 
riparojeni veglën me korrent para përdorimit. 
Mbani pastër nga mbetjet gjithë foletë e ajrit.
Shumë aksidente shkaktohen nga mirëmbajtja jo 
e mirë e veglave me korrent.

g) Përdoreni veglën me korrent dhe aksesorët 
në përputhje me këto udhëzime, duke pasur 
parasysh kushtet e punës dhe punimet që do 
të kryhen. Përdoreni produktin vetëm nën 
dritën e diellit ose nën dritë të mirë artificiale. 
Përdorimi i veglës me korrent për punime të 
ndryshme nga ato të parashikuara, mund të 
shkaktojë situata të rrezikshme.

5) Mirëmbajtja dhe magazinimi
Lini që vegla juaj me korrent të riparohet nga 
një riparues i kualifikuar duke përdorur vetëm 
pjesë këmbimi identike. 
Kjo do të garantojë 
sigurinë e veglës me korrent.
–  Shtrëngoni gjithë dadot, bulonat dhe vidat për 

t'u siguruar që produkti po punon në kushte të 
sigurta pune.

–  Zëvendësojini pjesët e konsumuara ose të 

dëmtuara për arsye sigurie. 

–  Përdorni vetëm pjesë dhe aksesorë origjinalë.
–  Kontrollojeni rregullisht qeskën e mbetjeve. 

Nëse qeska e mbetjeve konsumohet ose 
 dëmtohet, zë vendësoheni.

–  Ruajeni në një vend të freskët dhe të 

 paarritshëm nga fëmijët. Mos e ruani në 
 ambiente të jashtme.

Paralajmërime sigurie për pajisjen fryrëse
•  Kontrollojeni zonën përpara se të përdorni 

njësinë. Largoni gjithë mbetjet dhe objektet 
e forta, si gurët, xhamat, telat, etj., të cilat 
mund të kërcejnë përpjetë, të fluturojnë ose të 
shkaktojnë plagosje apo dëmtim gjatë punës.

•  Mos e vini asnjëherë në punë njësinë pa 

bashkëngjitur pajimet e duhura. Kur përdorni 
një pajisje fryrëse, montoni gjithmonë një tub 
fryrës. Përdorni vetëm pajimet e këshilluara për 
të parandaluar dëmtime personale.

•  Mos e përdorni pajisjen fryrëse pranë  zjarreve 

të ndezur me gjethe ose shkurre, oxhakëve, 
skarave, tavllave të duhanit, etj. 
Përdorimi i 
duhur i pajisjes fryrëse shmang përhapjen e zjarrit.

•  Mos vendosni asnjëherë objekte në brendësi 

të tubave thithës; drejtojini gjithmonë mbet-
jet larg njerëzve, kafshëve, xhamave dhe 
objekteve të forta, si pemët, automobilat, 
muret, etj. 
Forca e ajrit mund të bëjë që gurët, 
dheu ose degëzat të fluturojnë ose të kërcejnë 
përpjetë duke plagosur njerëz ose kafshë, duke 
thyer xhama ose duke shkaktuar dëme.

•  Mos e përdorni asnjëherë për të përhapur 

kimikate, pleh ose çdo lloj substance tjetër. 
Kjo do të parandalojë përhapjen e materialeve 
toksike.

Paralajmërime sigurie për pajisjen thithëse
•  Ndaloni motorin dhe hiqni kabllin zgjatues 

para se të hapni derëzën e hyrjes së ajrit 
ose të përpiqeni të futni ose të nxirrni tubat 
thithës. 
Motori duhet të ndalojë dhe helikat 
nuk duhet të rrotullohen më, për të shmangur 
plagosje të rënda të shkaktuara nga helikat që 
rrotullohen.

•  Kontrollojeni zonën përpara se të përdorni 

njësinë. Objektet e forta mund të fluturojnë 
brenda qeskës së mbetjeve ose kutisë së 
 veglës duke u kthyer në predha të rrezikshme 
që mund t'i shkaktojnë përdoruesit ose të 
 tjerëve, plagosje serioze.

•  Mos thithni gurë, zhavorr, metale, xhama të 

thyer, etj. Përdorimi i duhur i njësisë redukton 
plagosjet e mundshme të personit dhe/ose 
dëmton njësinë.

•  Mos u përpiqni të thithni ujë ose lëngje të 

tjera. Nëse në një vegël me korrent hyn ujë ose 
lëngje të tjera, rritet rreziku i një goditjeje elektrike.

•  Mos e vini asnjëherë në punë njësinë pa 

bashkëngjitur pajimet e duhura. Kur e përdorni 
pajisjen për thithje, montoni gjithmonë tuba 
thithës dhe qeska për  grumbullimin e mbetjeve. 
Sigurohuni që qeska e mbetjeve të jetë mbyllur 
plotësisht ndërsa njësia është në punë e sipër, 
për të shmangur fluturimin e mbetjeve përreth. 
Përdorni vetëm pajimet e rekomanduara.

•  Mos thithni shkrepëse të përdorura, cigare 

e bishta cigaresh ose hi nga oxhakët,  vendet 
e pjekjes në skarë, shkurret, etj. 
Shmangni 
situatat, ku qeska e mbetjeve mund të marrë 
flakë. Për të shmangur përhapjen e zjarrit, mos 
e përdorni funksionin e thithjes pranë zjarreve 
me gjethe ose me shkurre, oxhakëve, vendeve 
të pjekjes në skarë, tavllave të duhanit, etj.

•  Përdorni gjithmonë rripin e shpatullës kur 

përdorni funksionin e thithjes. Kjo do t'ju ndih-
mojë ta mbani veglën me  korrent nën kontroll.

•  Kontrolloni vazhdimisht zgavrat e hyrjes së 

ajrit, tubin bërryl dhe tubat thithës, gjith-
monë me njësinë të fikur dhe të shkëputur 
nga burimi i energjisë. 
Vrimat dhe tubat 
 mbajini gjithmonë të pastra nga mbetjet, të cilat 
mund të grumbullohen dhe të pengojnë qarkul-
limin e duhur të ajrit. Mos e përdorni nëse 
ndonjë nga zgavrat është e zënë. Mbajeni të 
pastër nga pluhuri, pushrat, flokët dhe gjithçka 
që mund të reduktojë qarkullimin e ajrit.

307

AL

9332-20.960.01.indd   307

04.01.12   07:47

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Gardena ErgoJet 3000?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"