Makita DLM530Z - Инструкция по эксплуатации - Страница 38

Газонокосилки Makita DLM530Z - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 140
Загружаем инструкцию
background image

38

ALBANIAN

6. 

Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe 

kutinë e baterisë në vende ku temperatura 

mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).

7. 

Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është 

shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. 

Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.

8. 

Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo 

rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë 

e baterisë me një objekt të fortë.

 Një sjellje e 

tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose 

shpërthim.

9. 

Mos përdorni bateri të dëmtuar.

10. 

Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen 

kërkesave të legjislacionit për mallrat e 

rrezikshme.

 

Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, 

agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa 

specifike mbi paketimin dhe etiketimin.

 

Për përgatitjen e artikullit për transport, është i 

nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale 

të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu 

rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.

 

Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e 

zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të 

tillë që të mos lëvizë në paketim.

11. 

Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla 

dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni 

rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.

12. 

Përdorini bateritë vetëm me produktet e 

specifikuara nga Makita.

 Instalimi i baterive në 

produkte të papajtueshme mund të rezultojë në 

zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të 

elektroliteve.

13. 

Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të 

gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.

14. 

Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë 

mund të nxehet, gjë që mund të shkaktojë 

djegie ose djegie në temperaturë të ulët. 

Tregoni kujdes gjatë manovrimit të kutive të 

nxehta të baterive.

15. 

Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas 

përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të 

shkaktojë djegie.

16. 

Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, 

pluhurave ose papastërtive në terminalet, 

vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë.

 Kjo 

mund të shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të 

veglës ose të kutisë së baterisë.

17. 

Përveç kur vegla e mbështet përdorimin 

pranë linjave elektrike me voltazh të lartë, 

mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave 

elektrike me voltazh të lartë.

 Kjo mund të 

shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të 

kutisë së baterisë.

18. 

Mbajeni baterinë larg fëmijëve.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

KUJDES:

 

Përdorni vetëm bateri origjinale 

Makita.

 Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita 

ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund 

të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime 

personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu 

edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe 

ngarkuesin.

Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë 

maksimale të baterisë

1. 

Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet 

plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe 

ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.

2. 

Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e 

ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton 

jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.

3. 

Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës 

në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të 

baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.

4. 

Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë 

nga vegla ose karikuesi.

5. 

Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për 

një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj). 

MONTIMI

PARALAJMËRIM:

 

Sigurohuni gjithmonë 

që çelësi i bllokimit dhe kutia e baterisë të jenë 

hequr përpara se të kryeni ndonjë shërbim për 

kositësen.

 Mosheqja e çelësit të bllokimit dhe kutisë 

së baterisë mund të çojë në lëndime personale 

serioze nga ndezja e paqëllimshme.

PARALAJMËRIM:

 

Mos e ndizni kurrë 

kositësen nëse nuk është montuar plotësisht.

 

Vënia në punë e makinerisë kur në gjendje pjesërisht 

të montuar mund të rezultojë në lëndime personale 

serioze nga ndezja e paqëllimshme.

Instalimi i dorezës

VINI RE:

 

Kur instaloni dorezat, poziciononi 

kordonët në mënyrë të tillë që të mos pengohen 

nëpër doreza. Nëse kordoni është i dëmtuar, 

çelësi i kositëses mund të mos funksionojë. 

1.

  Bashkërenditni vrimat në dorezën e poshtme me 

vrimat në trupin e kositëses dhe më pas shtrëngoni 

përkohësisht 4 bulonat.

► 

Fig.1:

    

1.

 Doreza e poshtme 

2.

 Buloni

2.

 

Shtrëngoni fort 4 bulonat që u shtrënguan përkohësisht 

në hapin 1 duke përdorur çelësin me tub numër 13.

3.

  Bashkërenditni vrimën në dorezën e poshtme me 

vrimën në dorezën e sipërme, më pas fusni bulonin nga 

brenda dhe më pas shtrëngojeni dadon nga jashtë me 

çelësin me tub numër 13. Kryeni të njëjtën procedurë në 

anën tjetër.

► 

Fig.2:

    

1.

 Buloni 

2.

 Doreza e poshtme 

3.

 Dadoja 

4.

 Vrima 

5.

 Doreza e sipërme

KUJDES:

 

Mbajeni dorezën e sipërme fort në 

mënyrë që të mos ju bjerë nga dora.

 Përndryshe, 

doreza mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndim.

4.

  Bashkojini mbajtëset dorezës.

Bashkërenditni pjesët e dala në mbajtëse me pjesët në 

dorezë në mënyrë që pjesët e dala të përshtaten me 

vrimat. Poziciononi kordonët siç tregohet në figurë.

► 

Fig.3:

    

1.

 Kordoni 

2.

 Mbajtësja

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DLM530Z?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"