Makita DLM530Z - Инструкция по эксплуатации - Страница 35

Газонокосилки Makita DLM530Z - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 140
Загружаем инструкцию
background image

35

ALBANIAN

Përgatitja

1. 

Gjatë përdorimit të kositëses vishni gjithmonë 

këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos 

e përdorni kositësen kur jeni zbathur apo kur 

keni veshur sandale të hapura. Shmangni 

veshjen e rrobave të gjera ose mbajtjen e 

bizhuterive që kanë kordonë ose fije që varen. 

Ato mund të ngecin në pjesët lëvizëse.

2. 

Përpara përdorimit, gjithmonë inspektoni 

kositësen për mbrojtëse të dëmtuara, që 

mungojnë ose që janë të vendosura gabimisht.

3. 

Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz 

të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni 

kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.

4. 

Mos e futni çelësin e bllokimit në kositëse 

derisa ajo të jetë gati për t’u përdorur.

5. 

Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të 

mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat 

elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në 

pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në 

Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën 

e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që 

të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre 

për të mbrojtur fytyrën.

Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë 

përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse 

për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e 

tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.

6. 

Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes fletët 

ose bulonat e fletëve për krisje ose dëmtime. 

Zëvendësoni menjëherë fletët ose bulonat e 

fletëve të krisura ose të dëmtuara.

7. 

Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet, 

kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona 

e punës përpara se të nisni kositjen për të 

parandaluar lëndimin personal ose dëmtimin e 

kositëses.

8. 

Objektet që goditen nga disku i kositëses 

mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj 

personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me 

kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet 

përpara se të kositni barin.

9. 

Shikoni për gropa, vija, gunga, gurë ose 

objekte të tjera të fshehura.

 Terreni i paniveluar 

mund të shkaktojë aksident rrëshqitjeje dhe 

rrëzimi. Bari i lartë mund të fshehë pengesa.

10. 

Mos e fusni ose hiqni çelësin e bllokimit në 

shi.

11. 

Përdorni pajisje mbrojtëse personale. 

Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë.

 Pajisjet 

mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e 

sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose 

mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet 

e duhura reduktojnë lëndimet personale.

Përdorimi

1. 

Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani 

në çdo moment ruani ekuilibrin. Siguroni 

mbështetje të mirë të këmbëve në zona të 

pjerrëta. Ecni, mos vraponi asnjëherë.

2. 

Ndalojeni kositësen dhe hiqni çelësin e 

bllokimit dhe sigurohuni që të gjitha pjesët 

lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:

- sa herë që lini kositësen vetëm,

- përpara se të pastroni bllokimet apo të 

zhbllokoni marmitën,

- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të 

punoni me kositësen,

- pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni 

kositësen për dëmtime dhe bëni riparime 

përpara se ta rindizni dhe ta përdorni,

- kur kositësja fillon të dridhet në mënyrë 

jonormale.

3. 

Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse 

me defekt ose pa montuar në vendin e 

duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet 

shmangëse dhe/ose koshin e barit.

4. 

Shmangni përdorimin e kositëses në kushte të 

këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik 

për vetëtima.

5. 

Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta 

gjatë gjithë kohës së përdorimit të kositëses.

6. 

Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në 

kushte të mira ndriçimi artificial.

7. 

Ndizeni kositësen me kujdes sipas 

udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut 

(disqeve).

8. 

Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart 

me fletët e kositëses.

9. 

Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të 

mbahen të pastra nga papastërtitë.

10. 

Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë 

lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur 

ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos 

kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.

11. 

Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin 

e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.

12. 

Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet 

anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe 

ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo 

për në zonën e përdorimit.

13. 

Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, 

përveçse kur kositësja duhet të anohet për t’u 

ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë 

nga sa është absolutisht e nevojshme dhe 

ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit. 

Gjithmonë sigurohuni që të dyja duart të jenë 

pozicionin e përdorimit përpara se ta ktheni në 

tokë kositësen.

14. 

Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo 

nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë 

larg vrimës së shkarkimit.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DLM530Z?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"