Makita DLM530Z - Инструкция по эксплуатации - Страница 37

Газонокосилки Makita DLM530Z - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 140
Загружаем инструкцию
background image

37

ALBANIAN

15. 

Kur magazinoni makinerinë, shmangni dritën 

e drejtpërdrejtë të diellit dhe shiun, dhe ruajeni 

në një vend ku nuk nxehet apo njomet.

16. 

Kryeni inspektimin ose mirëmbajtjen në një 

vend ku mund të shmanget shiu.

17. 

Pas përdorimit të makinerisë, hiqni papastëritë 

që i janë ngjitur dhe thajeni makinerinë 

plotësisht përpara se ta magazinoni.

Në 

varësi të stinës ose të zonës, ekziston rreziku i 

keqfunksionimit për shkak të ngricës.

Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri

1. 

Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar 

nga prodhuesi.

 Ngarkuesi që është i 

përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të 

shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë 

tjetër baterie.

2. 

Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e 

baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.

 

Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të 

paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.

3. 

Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni 

larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset 

e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat 

ose objektet e tjera metalike të vogla që mund 

të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.

 

Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të 

baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.

4. 

Në kushte sforcimi mund të dalë lëng 

nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse 

aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë. 

Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni 

edhe ndihmën e mjekut.

 Lëngu i dalë nga bateria 

mund të shkaktojë acarim ose djegie.

5. 

Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që 

është e dëmtuar ose e modifikuar.

 Bateritë e 

dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin 

sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr, 

shpërthime apo rrezik plagosjeje.

6. 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën 

në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.

 

Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130 

°C mund të shkaktojë shpërthim.

7. 

Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe 

mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën 

jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te 

udhëzimet.

 Karikimi i pasaktë ose në temperatura 

jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë 

baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.

Siguria elektrike dhe e baterisë

1. 

Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr.

 Ajo mund 

të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për 

udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.

2. 

Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).

 

Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të 

dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik 

nëse gëlltitet.

3. 

Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të 

lagura.

4. 

Mos e karikoni baterinë në ambiente të 

jashtme.

5. 

Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin, 

as spinën dhe kontaktet e tij. 

6. 

Mos e zëvendësoni baterinë në shi.

7. 

Mos e lagni terminalin e baterisë me lëngje 

si uji, ose mos e zhytni baterinë. Mos e lini 

baterinë në shi, dhe as mos e karikoni ose 

magazinoni baterinë në një vend të njomë ose 

të lagur.

 Nëse terminali laget ose brenda baterisë 

hyn lëng, bateria mund të krijojë qark të shkurtër 

dhe ka rrezik mbinxehjeje, zjarri ose shpërthimi.

8. 

Pas heqjes së baterisë nga makineria ose 

karikuesi, sigurohuni që ta bashkoni kapakun 

e baterisë me baterinë dhe ta ruani në një vend 

të thatë.

9. 

Mos e zëvendësoni baterinë me duar të lagura.

Shërbimi

1. 

Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person 

i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm 

pjesë identike zëvendësimi.

 Kjo do ta mbajë të 

sigurt veglën elektrike.

2. 

Asnjëherë mos e kryeni vetë shërbimin e 

paketave të dëmtuara të baterive.

 Shërbimi i 

paketave të baterive duhet të kryhet vetëm nga 

prodhuesi ose ofruesit e autorizuar të shërbimit.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara nga 

përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin 

me përpikëri të rregullave të sigurisë për 

produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të 

sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund 

të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.

 

Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose 

shpërthim.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini 

sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë 

mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të 

rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e 

baterisë:

(1) 

Mos i prekni terminalet me materiale 

përcjellëse.

(2) 

Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

(3) 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë 

ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë 

qarkullim të madh të rrymës elektrike, 

mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje 

prishje.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DLM530Z?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"