Кофеварка Saeco SM8889/00 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
453
Shqip
2
Vendosni një shtresë të hollë grasoje përreth boshtit (pjesa gri) në pjesën e poshtme të grupit (Fig. 32) të
përgatitjes.
3
Vendosni një shtresë të hollë grasoje te shinat udhëzuese në të dyja anët (Fig. 33).
Programe pastrimi për shtojcën e brendshme për kapuçino.
Makina ju thotë se kur duhet të pastroni shtojca e brendshme për kapuçino.
Makina ka tre programe për pastrimin e shtojcës së brendshme për kapuçino:
-
"HygieSteam Shot (Doza me avull për higjienizim)": gjatë përgatitjes së një pije me bazë qumështi,
makina automatikisht lëshon avull përmes shtojcës së brendshme për kapuçino për ta shpëlarë atë
shpejt.
-
"HygieSteam": makina pastron imtësisht me avull sistemin e brendshëm të qumështit. Sigurohuni që ena
"HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 34) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën (Fig. 35). Vendosni tubin
e qumështit te mbajtësi (Fig. 36) i tubit të qumështit dhe ndiqni udhëzimet në ekran.
-
'Deep Milk Clean': Kryeni procedurën 'Deep Milk Clean' me pastruesin "Philips" të qarkut të qumështit
për një pastrim të imtësishëm të sistemit të brendshëm të qumështit.
Pastrimi i shtojcës së brendshme për kapuçino me ujë rubineti
1
Hapni derën e shtojcës së brendshme për kapuçino (Fig. 37).
2
Hiqni shtojcën e brendshme për kapuçino duke e tërhequr poshtë (Fig. 38).
3
Çmontoni shtojcën e brendshme për kapuçino duke shkëputur pjesën e poshtme nga pjesa e sipërme
(Fig. 39).
4
Çmontoni të gjitha pjesët (Fig. 40) dhe pastrojini me ujë rubineti.
5
Montoni sërish shtojcën e brendshme për kapuçino.
6
Për ta rivendosur shtojcën e brendshme për kapuçino, mbajeni në pozicion vertikal dhe sigurohuni që
vrimat të jenë në vijë të drejtë me dy tubat në makinë. Pastaj ngrijeni lart shtojcën e brendshme për
kapuçino derisa të bllokohet në vend (Fig. 1).
7
Mbyllni derën.
Për video udhëzuese të detajuara, vizitoni faqen
www.saeco.com/care
.
Procedura e pastrimit të çmërsit
Përdorni vetëm pastrues çmërsi "Philips". Mos përdorni në asnjë rrethanë një pastrues çmërsi me bazë acidi
sulfurik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik ose acetik (uthull) pasi mund të dëmtojnë qarkun e ujit të makinës suaj
dhe nuk do ta tresin siç duhet gëlqeren. Garancia juaj është e pavlefshme nëse nuk përdorni pastruesin e
çmërsit "Philips". Garancia juaj është gjithashtu e pavlefshme nëse nuk pastroni pajisjen nga çmërsi. Ju mund
ta blini pastruesin e çmërsit "Philips" nga shitësi juaj lokal apo në internet ose nga qendrat e autorizuara të
shërbimit.
1
Kur makina ju kërkon të pastroni çmërsin, prekni ikonën e konfirmimit për të filluar. Për të nisur
pastrimin e makinës nga çmërsi, pa jua kërkuar makina, prekni ikonën "Status" (Statusi) dhe zgjidhni
"Descale" (Pastro çmërsin).
2
Hiqni vasketën e pikimit, enën e mbetjeve të kafesë dhe enën (Fig. 26) e "HygieSteam", zbrazini ato dhe
vendosini sërish në vend.
3
Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin "AquaClean".
4
Zbrazni të gjithë shishen "Philips" për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni me ujë
deri në nivelin (Fig. 41) "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)". Pastaj vendoseni depozitën e ujit përsëri në
makinë.
5
Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë.
Характеристики
Остались вопросы?Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)