Makita DHR182ZWJ - Инструкция по эксплуатации - Страница 39

Перфораторы Makita DHR182ZWJ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 152
Загружаем инструкцию
background image

39

ALBANIAN

16. 

Para përdorimit, sigurohuni që nuk ka objekte 

të fshehura si p.sh. tuba elektrikë, tuba uji ose 

gazi në zonën e punës.

 Në rast të kundërt, dalta/

maja e puntos mund t’i prekë, duke shkaktuar 

goditje elektrike, rrjedhje uji ose gazi.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara 

nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë 

zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose 

mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna 

në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë 

dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e hiqni kutinë e baterisë.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini 

sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë 

mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të 

rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e 

baterisë:

(1) 

Mos i prekni terminalet me materiale 

përcjellëse.

(2) 

Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

(3) 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë 

ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë 

qarkullim të madh të rrymës elektrike, 

mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje 

prishje.

6. 

Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë 

në vende ku temperatura mund të arrijë ose 

tejkalojë 50 °C.

7. 

Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse 

është shumë e dëmtuar ose është konsumuar 

plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë 

në zjarr.

8. 

Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni 

baterinë.

9. 

Mos përdorni bateri të dëmtuar.

10. 

Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen 

kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.

 

Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, 

agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa 

specifike mbi paketimin dhe etiketimin.

 

Për përgatitjen e artikullit për transport, është i 

nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale 

të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu 

rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.

 

Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e 

zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të 

tillë që të mos lëvizë në paketim.

11. 

Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla 

dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni 

rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.

12. 

Përdorini bateritë vetëm me produktet e 

specifikuara nga Makita.

 Instalimi i baterive në 

produkte të papajtueshme mund të rezultojë në 

zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të 

elektroliteve.

13. 

Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të 

gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

KUJDES:

 

Përdorni vetëm bateri origjinale 

Makita.

 Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita 

ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund 

të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime 

personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu 

edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe 

ngarkuesin.

Këshilla për të ruajtur 

jetëgjatësinë maksimale të 

baterisë

1. 

Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet 

plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me 

pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje 

të fuqisë së pajisjes.

2. 

Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e 

ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton 

jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.

3. 

Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës 

në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të 

baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.

4. 

Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për 

një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj). 

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për njësinë me valë

1. 

Mos e çmontoni ose dëmtoni njësinë me valë.

2. 

Mbajeni njësinë me valë larg fëmijëve të 

vegjël. Nëse gëlltitet aksidentalisht, kërkoni 

menjëherë kujdes mjekësor.

3. 

Përdoreni njësinë me valë vetëm me vegla 

“Makita”.

4. 

Mos e ekspozoni njësinë me valë në shi ose në 

kushte me lagështirë.

5. 

Mos e përdorni njësinë me valë në vende ku 

temperatura tejkalon 50 °C.

6. 

Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të 

instrumenteve mjekësore, si p.sh. stimulues 

kardiakë.

7. 

Mos e përdorni njësinë me valë në afërsi të 

pajisjeve të automatizuara.

 Nëse përdoret, 

pajisjet e automatizuara mund të shkaktojnë 

keqfunksionim ose gabim.

8. 

Mos e përdorni njësinë me valë në vende që 

janë nën temperaturë të lartë ose në vende 

ku mund të gjenerohet elektricitet statik apo 

zhurmë elektrike.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DHR182ZWJ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"