Viking МВ 248.3 T 63500113418 - Инструкция по эксплуатации - Страница 340

Газонокосилки Viking МВ 248.3 T 63500113418 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 392
Загружаем инструкцию
background image

0478 111 9822 C - AL

338

ekziston rreziku i aksidenteve me lëndim 
personi ose dëmtim të pajisjes. Nëse keni 
pyetje, drejtojuni një shitësi të specializuar.

Veglat, aksesorët dhe pjesët origjinale të 
këmbimit VIKING janë përshtatur me 
karakteristika optimale për pajisjen dhe 
për kërkesat e përdoruesit. Pjesa origjinale 
e këmbimit VIKING identifikohet nga numri 
i pjesës së këmbimit të VIKING, nga 
mënyra e shkrimit të VIKING dhe sipas 
rastit edhe nga simboli i pjesës së 
këmbimit VIKING. Për pjesët e vogla, 
shenja mund të jetë edhe më vete.

Për arsye sigurie, pjesët ku kalon 
karburanti (tubacioni i karburantit, rubineti, 
rezervuari i karburantit, kapaku i 
rezervuarit, pjesët bashkuese etj.) duhen 
kontrolluar rregullisht për dëmtime dhe 
rrjedhje dhe nëse nevojitet të ndërrohen 
nga një specialist (VIKING rekomandon 
shitësin e specializuar të VIKING).

Mbajini gjithmonë të pastra dhe të 
lexueshme etiketat ngjitëse të 
paralajmërimeve dhe këshillave. Etiketat e 
dëmtuara ose që kanë humbur duhen 
zëvendësuar me etiketa të reja origjinale 
nga shitësi i specializuar i VIKING. Nëse 
një pjesë përbërëse zëvendësohet me një 
pjesë të re, sigurohuni që pjesa e re të ketë 
të njëjtën etiketë ngjitëse.

Në njësinë prerëse duhet të punoni vetëm 
me doreza pune të trasha dhe duke 
ushtruar kujdes maksimal.

Mbajini gjithmonë të shtrënguara fort të 
gjitha dadot, bulonat dhe vidat, 
veçanërisht vidën e thikës, me qëllim që 
pajisja të jetë në gjendje pune të sigurt.

Kontrolloni rregullisht për konsumim dhe 
dëmtime të gjithë pajisjen dhe shportën 
për mbledhjen e barit, veçanërisht përpara 
vendosjes në ruajtje (p.sh. përpara 
pushimit dimëror). Për arsye sigurie, 

pjesët e konsumuara ose të dëmtuara 
duhen ndërruar menjëherë, me qëllim që 
pajisja të jetë gjithmonë në gjendje pune të 
sigurt.

Asnjëherë mos i ndryshoni parametrat 
bazë të motorit me djegie të brendshme 
dhe mos i jepni super xhiro.

Nëse për punët e mirëmbajtjes nevojitet 
heqja e pjesëve ose e pajisjeve mbrojtëse, 
këto duhen rivendosur menjëherë në vend 
dhe në mënyrë të saktë.

4.8 Magazinimi në kohët e gjata të 
mospërdorimit

Lëreni motorin me djegie të brendshme që 
të ftohet përpara se ta vendosni pajisjen 
në një hapësirë të mbyllur.

Pajisja me rezervuarin e zbrazur dhe 
karburanti rezervë duhen ruajtur në një 
hapësirë të mbyllur me çelës dhe me 
ajrosje të mirë.

Sigurohuni që ta mbroni pajisjen ndaj 
përdorimit të paautorizuar (p.sh. nga 
fëmijët).

Nëse rezervuari duhet zbrazur, pak kohë 
përpara mospërdorimit të pajisjes në 
pushimin dimëror, zbrazja e rezervuarit të 
karburantit duhet bërë në ambient të hapur 
(p.sh. duke e lënë në punë bosh).

Pastrojeni plotësisht pajisjen përpara 
magazinimit (p.sh. gjatë pushimit dimëror).

Vendoseni në ruajtje pajisjen vetëm kur 
priza e kandelave është e hequr.

Mbajeni pajisjen në gjendje të sigurt për 
funksionimin.

Lëreni pajisjen që të ftohet plotësisht 
përpara se ta mbuloni atë.

4.9 Hedhja

Mbetjet e produkteve, si vaji i vjetër ose 
karburanti, lubrifikanti, filtri, bateritë e 
përdorura dhe pjesë konsumi të ngjashme 
mund të dëmtojnë shëndetin e njerëzve 
dhe të kafshëve dhe mjedisin, prandaj 
duhen hedhur gjithnjë në mënyrën e 
duhur.

Drejtojuni qendrës së riciklimit ose shitësit 
të specializuar për të mësuar sesi mund të 
hidhen sipas rregullave produktet jashtë 
funksionimi. VIKING rekomandon shitësin 
e specializuar të pajisjeve VIKING.

Sigurohuni që pajisja e nxjerrë jashtë 
shërbimi të hidhet sipas rregullave. 
Përpara se ta hidhni bëjeni pajisjen të 
papërdorshme. Për të parandaluar 
aksidentet, hiqni kabllon e ndezjes, 
zbrazni rezervuarin e karburantit dhe 
kulloni vajin e motorit.

Rrezik lëndimi nga thika korrëse!

Asnjëherë mos e lini jashtë vëmendjes një 
korrëse bari jashtë funksionimi. Sigurohuni 
që pajisja dhe në veçanti thika korrëse të 
vendosen në ruajtje në një vend ku nuk 
arrihen nga fëmijët.

5. Përshkrimi i simboleve

Kujdes!

Përpara vënies në punë 
lexoni këto udhëzime 
përdorimi.

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Viking МВ 248.3 T 63500113418?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"