Viking МВ 248.3 T 63500113418 - Инструкция по эксплуатации - Страница 339

Газонокосилки Viking МВ 248.3 T 63500113418 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 392
Загружаем инструкцию
background image

337

ET

MK

AL

0478 111 9822 C - AL

AZ

KK

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

– përpara se ta ngrini dhe ta mbani 

pajisjen,

– përpara se ta transportoni pajisjen,

– përpara se të kryeni punime në thikën 

korrëse,

– përpara se të kontrolloni ose të pastroni 

pajisjen ose përpara se tek ajo të 
kryhen punë të tjera të veçanta (p.sh. 
palosja e timonit),

– kur hasni me një objekt të huaj ose nëse 

korrësja e barit dridhet shumë më tepër 
sesa normalja. Në të gjitha këto raste 
kontrollojeni pajisjen për dëmtime, në 
veçanti njësinë prerëse (thika, boshti i 
thikës, mbërthyesja e thikës) dhe kryeni 
të gjitha riparimet e nevojshme përpara 
se ta ndizni përsëri pajisjen dhe të filloni 
të punoni me të.

Fikni motorin me djegie të brendshme,

– kur e shtyni pajisjen drejt sipërfaqes me 

bar që do të korret dhe kur largoheni 
prej saj,

– përpara se ta kaloni pajisjen mbi një 

sipërfaqe të pambuluar me bar,

– përpara se të hapni kapakun e daljes 

ose përpara se të hiqni shportën për 
mbledhjen e barit,

– kur për arsye transportimi, pajisja duhet 

anuar,

– përpara se të bëni regjistrimin e 

lartësisë së prerjes.

4.7 Mirëmbajtja dhe riparimet

Përpara fillimit të punëve të 
pastrimit, të regjistrimit, të 
riparimit dhe të punëve të 
mirëmbajtjes vendoseni 

pajisjen mbi dhé të fortë dhe të rrafshët, 
fikni motorin me djegie të brendshme dhe 
lëreni të ftohet, si dhe hiqni prizën e 
kandelave.

Lëreni pajisjen të ftohet, veçanërisht 
përpara se të punoni në zonën e motorit 
me djegie të brendshme, të tubit të 
shkarkimit dhe të marmitës. Aty mund të 
arrihen temperatura 80°C dhe më të larta. 

Rrezik djegieje!

Kontakti direkt me vajin e motorit mund të 
jetë i rrezikshëm; gjithashtu vaji i motorit 
nuk duhet derdhur në tokë.
VIKING rekomandon që mbushjen me vaj 
motori ose ndërrimin e vajit të motorit ta 
bëni te shitësi i specializuar i VIKING.

Pastrimi:

Pas përdorimit për punë e gjithë pajisja 
duhet pastruar me kujdes. (

Ö

11.2)

Hiqni me një shkop mbetjet e barit të 
ngecura poshtë. Pastrojeni pjesën e 
poshtme të korrëses me një furçë dhe me 
ujë.

Përpara vendosjes në pozicion pastrimi, 
zbrazni rezervuarin e karburantit (p.sh. 
duke e lënë në punë bosh).

Asnjëherë mos përdorni një pastrues me 
presion të lartë dhe mos e lani pajisjen me 
ujë të rrjedhshëm (p.sh. me një zorrë uji në 
kopsht).
Mos përdorni materiale pastrimi gërryese. 
Këto mund të dëmtojnë pjesët plastike dhe 
metalike, gjë e cila mund të ndikojë në 
përdorimin e sigurt të pajisjes suaj 
VIKING.

Për të evituar rrezikun e zjarrit, zona e 
vrimave të ftohjes, brinjët ftohëse dhe 
zona e shkarkimit të gazeve duhet të 
mbahet e lirë, p.sh. nga bari, kashta, 
myshku, gjethet ose nga vajrat që 
shfaqen.

Punët e mirëmbajtjes:

Lejohet që në pajisje të kryhen vetëm ato 
punë mirëmbajtjeje që përshkruhen në 
këto udhëzime përdorimi, dhe të gjitha 
punët e tjera duhet të kryhen nga një 
shitës i specializuar.
Nëse ju mungojnë mjetet ndihmëse dhe 
njohuritë e nevojshme, drejtojuni 

gjithmonë

 një shitësi të specializuar.

VIKING rekomandon që punët e 
mirëmbajtjes dhe riparimet të kryhen 
vetëm nga shitësi i specializuar i VIKING.
Shitësit e specializuar të VIKING trajnohen 
rregullisht dhe ata kanë gjithmonë në 
dispozicion informacione teknike. 

Përdorni vetëm vegla, aksesorë dhe pjesë 
shtesë, të cilat lejohen nga VIKING për 
këtë pajisje, ose pjesë me karakteristika 
teknike identike, sepse përndryshe 

Rrezik lëndimi!

Zakonisht dridhjet e forta janë një 
shenjë treguese e një problemi.
Nuk lejohet që korrësja e barit të 
vihet në punë, në veçanti kur 
kollodoku është i dëmtuar ose i 
deformuar ose me thikën korrëse të 
dëmtuar ose të deformuar.
Nëse nuk keni njohuritë e duhura, 
kryejini të gjitha riparimet e 
nevojshme te një shitës i 
specializuar – VIKING rekomandon 
shitësin e specializuar të VIKING.

Rrezik lëndimi nga thika korrëse!

Nga tërheqja e litarit të ndezjes, 
vegla punuese do të bëjë një lëvizje 
rrotulluese. Gjithmonë bëni kujdes 
për distancën e mjaftueshme nga 
thika korrëse, veçanërisht për duart 
dhe këmbët, kur tërhiqni litarin e 
ndezjes.

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Viking МВ 248.3 T 63500113418?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"