Zanussi ZHC 6244_ZHC 9244 - Инструкция по эксплуатации - Страница 31

Вытяжки Zanussi ZHC 6244_ZHC 9244 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 40
Загружаем инструкцию
background image

 

31 

 

SQ - Udhëzime montimi dhe përdorimi 

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të 
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. 
Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.  

  Vërejtje 

Kujdes!

 Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht 

instalimin.   
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga 
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të 
banesës.  
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka 
pune. 
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në 
gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, 
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të 
kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një 
njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. 
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me 
pajisjen. 
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç 
duhet! 
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur 
sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. 
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të 
tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme. 
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për 
nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është 
e ndaluar rreptësisht të  gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. 
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, 
prandaj duhet të mënjanohet patjetër. 
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të 
parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit. 
Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen. 
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për 
nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve 
lokale kompetente.  
Oxhaku duhet të  pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË 
PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në 
këtë manual) 
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e 
pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. 
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të 
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike. 
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të 
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. 
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 
2002/96/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and 
electronic equipment- WEEE). 
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në 
shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe 
shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.  

Shenja 

e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, 

tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo 
duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve 
elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen 
rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.  
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit 
të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin 
tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë 
pajisjen. 
 

Përdorimi 

Oxhaku është realizuar për t’u përdorur në variantin thithës me shkarkim të 

jashtëm 

 ose filtrues me qarkullim të brendshëm 

 

Montimi 

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e 
gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak 
se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e 
kuzhinave me gaz apo të përziera. 
Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një 
largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh. 
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e 
vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë 
lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në 
një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje 
direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të 
arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton 
shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të 
kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit. 

Kujdes!

 Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të 

verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të 
jetë montuar si duhet.  

Funksionimi 

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së 
thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit. 
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të 
gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani 
dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit. 

Mirëmbajtja 

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun 
nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e 
përgjithshme të banesës.  Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të 
paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të 
yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një 
leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes. 

 

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. 

MOS PËRDORNI ALKOL!

 

Kujdes: 

Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të 

zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni 
udhëzimet e dhëna. 
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për 
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të 
mësipërme. 

Filtri antiyndyrë - Fig. 1-17 
Filtri antiyndyrë metalik 

duhet të pastrohet një herë në muaj me 

detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të 
ulët dhe me cikël të shkurtër.

  

Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por 
karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

 

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues) - Fig. 16 
Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet 
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe 
detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 

65°C (në rastin kur 

lahet në makinë larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa enë brenda). 
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të 
vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 
minuta në 100 

˚

C për ta tharë përfundimisht. 

Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë 
dëmtuar. 

Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

 

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë 
sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. 
Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. 
NUK mund të lahet dhe të rivendoset. 

Zëvendësimi i Llambave - Fig. 18 

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike. 

Kujdes! 

Përpara se t’i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur. 

Përdorni vetëm llamba alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të 
mos i prekni me duar. 
 
 

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Zanussi ZHC 6244_ZHC 9244?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"