Makita DHP458Z LXT 18V - Инструкция по эксплуатации - Страница 23

Шуруповерты Makita DHP458Z LXT 18V - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 76
Загружаем инструкцию
background image

23 SHQIP

Vendosja e grepit

KUJDES:

 

Kur instaloni grepin, gjithmonë 

sigurojeni atë fort me vidën.

 Ndryshe, grepi mund 

të bjerë nga vegla dhe mund të rezultojë në lëndime 

personale.

► 

Fig.13:

    

1.

 Ulluku 

2.

 Grepi 

3.

 Vida

Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi 

mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të 

instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës 

në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë. 

Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.

Vendosja e mbajtëses së majës së 

kaçavidës

Aksesorë opsionalë

► 

Fig.14:

    

1.

 Mbajtësi i majës së kaçavidës 

2.

 Maja e 

kaçavidës

Puthiteni mbajtësen e majës së kaçavidës te pjesa e 

dalë në bazamentin e veglës në anën e djathtë ose të 

majtë dhe fiksojeni me një vidë.

Nëse nuk e përdorni majën e kaçavidës, mbajeni atë në 

mbajtëset e majës së kaçavidës. Aty mund të mbahen 

maja 45 mm të gjata.

PËRDORIMI

KUJDES:

 

Futeni gjithmonë deri në fund 

kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.

 

Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të 

butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni 

plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të 

kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla 

duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.

KUJDES:

 

Kur shpejtësia ulet shumë, ulni 

ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur 

dëmtimin e saj.

Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën 

ndihmëse) dhe gjatë përdorimit mbajeni veglën fort 

nga mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit. Në 

të kundërt, mund të shkaktohet humbja e kontrollit të 

veglës dhe lëndim i rëndë i mundshëm.

► 

Fig.15

Funksionimi i vidhosjes

KUJDES:

 

Rregulloni unazën rregulluese në 

nivelin e duhur të rrotullimit për punën tuaj.

KUJDES:

 

Sigurohuni që puntoja futet drejt në 

kokën e vidës ose vida dhe/ose maja e kaçavidës 

mund të dëmtohet.

Së pari ktheni unazën e ndryshimit të regjimit që 

shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës 

.

Vendosni majën e puntos së vidhosjes në kokën e vidës 

dhe ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë 

dhe më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lëshoni 

çelësin sapo shtrëngimi të aktivizohet.

SHËNIM:

 Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht 

një vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës. 

Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon 

çarjen e materialit të punës.

Funksionimi i shpimit me goditje

KUJDES:

 

Ushtrohet një forcë e madhe 

dhe e papritur përdredhjeje në vegël/punto 

në momentin e çarjes së vrimës, nëse vrima 

bllokohet me cifla dhe grimca ose gjatë goditjes 

së shufrave përforcuese që janë futur në beton.

Së pari ktheni unazën e ndryshimit të regjimit që 

shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës 

Unaza rregulluese mund të bashkërenditet në të gjitha 

nivelet e rrotullimit për këtë punë.

Sigurohuni që të përdorni majë trapani me majë 

tungsten-karbit.

Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar 

për vrimën, pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë 

mbi veglën. Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira. 

Mbajeni veglën në pozicion dhe mos lejoni që të 

rrëshqasë nga vrima.

Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga 

cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në 

punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga 

vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do të 

pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.

Fryrësja

Aksesorë opsionalë

► 

Fig.16:

    

1.

 Fryrësja

Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr 

pluhurin nga vrima.

Funksionimi i shpimit

Së pari ktheni unazën për ndryshimin e mënyrës së 

veprimit që shigjeta të tregojë drejt shenjës 

. Më pas 

procedoni si më poshtë.

Shpimi në dru

Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me 

përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida 

udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e 

puntos në objekt.

Shpimi në metal

Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni 

një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në 

vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar 

vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.

Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje. 

Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të 

shpohen në të thatë.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DHP458Z LXT 18V?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"