Makita DHP458Z LXT 18V - Инструкция по эксплуатации - Страница 19

Шуруповерты Makita DHP458Z LXT 18V - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 76
Загружаем инструкцию
background image

19 SHQIP

Dridhja

Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse) 

përcaktohet sipas EN62841-2-1:

Modeli DHP448

Regjimi i punës: shpimi me goditje në beton

Emetimi i dridhjeve (a

h,ID

) : 8,5 m/s

2

Pasiguria (K): 1,5 m/s

2

Regjimi i punës: shpimi në metal

Emetimi i dridhjeve (a

h,D

) : 2,5 m/s

2

 ose më pak

Pasiguria (K): 1,5 m/s

2

Modeli DHP458

Regjimi i punës: shpimi me goditje në beton

Emetimi i dridhjeve (a

h,ID

) : 9,5 m/s

2

Pasiguria (K): 1,5 m/s

2

Regjimi i punës: shpimi në metal

Emetimi i dridhjeve (a

h,D

) : 2,5 m/s

2

 ose më pak

Pasiguria (K): 1,5 m/s

2

SHËNIM:

 Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë 

matur sipas një metode standarde testimi dhe mund 

të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.

SHËNIM:

 Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund 

të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.

PARALAJMËRIM:

 

Emetimet e dridhjeve 

gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund 

të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi 

të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga 

lloji i materialit të punës që përdoret.

PARALAJMËRIM:

 

Vërtetoni që masat e 

sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në 

vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të 

përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e 

ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur 

dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).

Deklarata e konformitetit me KE-në

Vetëm për shtetet evropiane

Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si 

Shtojca A në këtë manual përdorimi.

PARALAJMËRIME SIGURIE

Paralajmërimet e përgjithshme për 

sigurinë e veglës

PARALAJMËRIM:

 

Lexoni të gjitha 

paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet 

dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.

 

Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më 

poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/

ose lëndim të rëndë.

Ruajini të gjitha paralajmërimet 

dhe udhëzimet për të ardhmen.

Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet 

veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me 

kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).

Paralajmërime sigurie për trapanin 

goditës me bateri

Udhëzimet e sigurisë për të gjitha veprimet

1. 

Mbani mbrojtëse për veshët gjatë shpimit 

me goditje.

 Ekspozimi ndaj zhurmës mund të 

shkaktojë humbjen e dëgjimit.

2. 

Përdorni dorezën(at) ndihmëse.

 Humbja e 

kontrollit mund të shkaktojë dëmtime personale.

3. 

Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse 

të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në 

të cilin aksesori prerës ose shtrëngueset mund 

të prekin tela të fshehur. 

Nëse aksesori prerës 

ose shtrëngueset prekin një tel me rrymë, atëherë 

pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe 

mund t’i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.

4. 

Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë 

qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë 

ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.

5. 

Mbajeni veglën fort.

6. 

Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.

7. 

Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën 

vetëm duke e mbajtur në dorë.

8. 

Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas 

punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund 

t’ju djegë lëkurën.

9. 

Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të 

jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen 

e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të 

dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.

10. 

Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet 

edhe nëse lironi nofullat, përdorni pinca për 

ta tërhequr.

 Në rast të tillë, nxjerrja e majës së 

puntos me dorë mund të rezultojë në lëndim nga 

ana e saj e mprehtë.

Udhëzimet e sigurisë kur përdorni maja puntosh të gjata

1. 

Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më 

të lartë se shpejtësia maksimale nominale e 

majës së puntos.

 Në shpejtësi më të larta, maja 

mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet 

lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë 

që rezulton në lëndim personal.

2. 

Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe 

me majën e puntos në kontakt me materialin 

e punës.

 Në shpejtësi më të larta, maja mund të 

shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm 

pa kontaktuar me materialin e punës, gjë që 

rezulton në lëndim personal.

3. 

Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me 

majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.

 

Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar 

thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar në 

lëndim personal.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara 

nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë 

zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose 

mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna 

në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë 

dëmtime të rënda personale.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DHP458Z LXT 18V?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"