Makita GA005GM201 - Инструкция по эксплуатации - Страница 38

Шлифмашины Makita GA005GM201 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 128
Загружаем инструкцию
background image

38 SHQIP

PËRDORIMI

PARALAJMËRIM:

 

Nuk duhet të jetë kurrë e 

nevojshme të sforconi veglën.

 Pesha e veglës jep 

presionin e duhur. Sforcimi dhe presioni i tepërt mund 

të shkaktojnë thyerje të rrezikshme të diskut.

PARALAJMËRIM:

 

Zëvendësojeni 

GJITHMONË diskun nëse vegla bie gjatë lëmimit.

PARALAJMËRIM:

 

Mos e përplasni apo 

godisni KURRË diskun e lëmimit në punë.

PARALAJMËRIM:

 

Shmangni kërcimet dhe 

ngecjen e diskut, veçanërisht kur punoni me 

këndet, cepat e mprehtë, etj.

 Kjo mund të shkaktojë 

humbje të kontrollit dhe kundërveprim.

PARALAJMËRIM:

 

Mos e përdorni KURRË 

veglën me disqe për prerje të drurit apo disqe të 

tjera sharrash.

 Tehet e tilla kur përdoren me lëmues 

kërcejnë shpesh dhe shkaktojnë humbje të kontrollit 

që mund të sjellë lëndimin tuaj.

KUJDES:

 

Mos e ndizni kurrë veglën kur është 

në kontakt me materialin e punës. Kjo mund të 

shkaktojë lëndim të përdoruesit.

KUJDES:

 

Gjithmonë përdorni syze mbrojtëse 

ose një mbrojtëse të fytyrës gjatë punës.

KUJDES:

 

Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe 

prisni derisa disku të ndalojë tërësisht përpara se 

ta vendosni veglën diku.

KUJDES:

 

Mbajeni veglën GJITHMONË 

mirë me njërën dorë në trup dhe me tjetrën në 

mbajtësen (dorezën) anësore.

Lëmimi dhe smerilimi

► 

Fig.25

Ndizni veglën dhe më pas vendosni diskun mbi 

materialin e punës.

Përgjithësisht, mbajeni buzën e diskut në një kënd rreth 

15° ndaj sipërfaqes së materialit të punës.

Gjatë periudhës së përdorimit të një disku të ri, mos 

e përdorni lëmuesin në drejtimin përpara sepse 

përndryshe mund të futet në materialin e punës. Pasi 

buza e diskut të jetë rrumbullakosur nga përdorimi, 

disku mund të përdoret si në drejtimin përpara ashtu 

dhe në drejtimin prapa.

Puna me disk prerës smeril / disk diamanti

Aksesorë opsionalë

PARALAJMËRIM:

 

Mos e “bllokoni” diskun ose 

mos aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos provoni 

të kryeni prerje të thella.

 Sforcimi i tepërt i diskut shton 

ngarkesën dhe gjasat për përdredhje ose kapje të diskut 

përgjatë prerjes dhe mundësinë e zmbrapsjes, mund të 

ndodhë thyerje e diskut ose mbinxehje e motorit.

PARALAJMËRIM:

 

Mos e filloni prerjen brenda 

materialit të punës. Lëreni diskun të kapë shpejtësinë 

maksimale dhe filloni me kujdes prerjen duke e lëvizur 

veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës.

 

Disku mund të kapet, të kërcejë sipër ose të zmbrapset 

nëse vegla elektrike niset brenda materialit të punës.

PARALAJMËRIM:

 

Gjatë prerjeve mos e ndryshoni 

kurrë këndin e diskut.

 Ushtrimi i presionit anësor mbi diskun 

prerës (ashtu si gjatë lëmimit) do të shkaktojë krisjen dhe 

thyerjen e diskut, duke ju shkaktuar lëndime të rënda.

PARALAJMËRIM:

 

Disku i diamantit duhet të 

përdoret pingul mbi materialin që do të pritet.

Shembull përdorimi: përdorimi me disk prerës të smerilimit

► 

Fig.26

Shembull përdorimi: vënia në funksionim me 

diskun e diamantit

► 

Fig.27

Vënia në punë me furça me kupë me tela

Aksesorë opsionalë

KUJDES:

 

Kontrolloni funksionimin e furçës 

duke e ndezur veglën pa ngarkesë, duke u 

siguruar se nuk ndodhet askush përpara ose në 

një drejtim me furçën.

VINI RE:

 

Shmangni aplikimin e presionit të 

tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni 

furçën me kupë me tela.

 Kjo mund të sjellë prishje të 

parakohshme.

Shembull përdorimi: vënia në punë me furça me 

kupë me tela

► 

Fig.28

Vënia në punë me furça disku me tela

Aksesorë opsionalë

KUJDES:

 

Kontrolloni funksionimin e diskut 

me furçë me tela duke e ndezur veglën pa 

ngarkesë, duke u siguruar se nuk ndodhet askush 

përpara ose në një drejtim me diskun me furçë 

me tela.

VINI RE:

 

Shmangni aplikimin e presionit të 

tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni 

furçë disku me tela.

 Kjo mund të sjellë prishje të 

parakohshme.

Shembull përdorimi: vënia në punë me furçë disku me tela

► 

Fig.29

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita GA005GM201?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"