Makita GA005GM201 - Инструкция по эксплуатации - Страница 33

Шлифмашины Makita GA005GM201 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 128
Загружаем инструкцию
background image

33 SHQIP

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të fshirjes me tela:

1. 

Kini parasysh se qimet e forta të telit 

shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të 

zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar 

forcë mbi furçën.

 Qimet e forta të telit mund të 

depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.

2. 

Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses 

për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të 

diskut ose furçës së telit te mbrojtësja.

 Disku 

ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër 

nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.

Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:

1. 

Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të 

shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të 

përforcuara me fibër qelqi.

2. 

KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone 

Cup me këtë lëmues.

 Ky lëmues nuk është 

projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi 

i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime 

personale.

3. 

Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin, 

flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme) 

ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve 

mund të shkaktojë thyerjen e diskut.

4. 

Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e 

punës përpara se të ndizet çelësi.

5. 

Përpara se të përdorni veglën mbi një 

material aktual, lëreni të punojë për ca kohë. 

Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që 

dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një 

disk jo në ekuilibër.

6. 

Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për 

të kryer lëmimin.

7. 

Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën 

vetëm duke e mbajtur në dorë.

8. 

Mos e prekni materialin e punës menjëherë 

pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe 

mund t’ju djegë lëkurën.

9. 

Mos i prekni aksesorët menjëherë pas punës; 

mund të jenë shumë të nxehtë dhe mund t’ju 

djegin lëkurën.

10. 

Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin 

dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini 

dhe ruajini disqet me kujdes.

11. 

Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë 

për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të 

madhe.

12. 

Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë 

vegël.

13. 

Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë 

vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të 

jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.

14. 

Kontrolloni që materiali i punës është 

mbështetur siç duhet.

15. 

Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon 

rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.

16. 

Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë 

dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me 

pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës 

qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.

17. 

Mos e përdorni veglën mbi materiale që 

përmbajnë asbest.

18. 

Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me 

mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç 

kërkohet nga rregullat vendase.

19. 

Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë 

anësore.

20. 

Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë 

punës.

 Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen 

te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara 

nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë 

zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose 

mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna 

në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë 

dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.

 

Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose 

shpërthim.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini 

sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë 

mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të 

rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e 

baterisë:

(1) 

Mos i prekni terminalet me materiale 

përcjellëse.

(2) 

Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

(3) 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë 

ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë 

qarkullim të madh të rrymës elektrike, 

mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje 

prishje.

6. 

Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe 

kutinë e baterisë në vende ku temperatura 

mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).

7. 

Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse 

është shumë e dëmtuar ose është konsumuar 

plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë 

në zjarr.

8. 

Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo 

rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë 

e baterisë me një objekt të fortë.

 Një sjellje e 

tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose 

shpërthim.

9. 

Mos përdorni bateri të dëmtuar.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita GA005GM201?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"