Makita GA005GM201 - Инструкция по эксплуатации - Страница 31

Шлифмашины Makita GA005GM201 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 128
Загружаем инструкцию
background image

31 SHQIP

Deklarata e konformitetit me KE-në

Vetëm për shtetet evropiane

Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si 

Shtojca A në këtë manual përdorimi.

PARALAJMËRIME 

SIGURIE

Paralajmërimet e përgjithshme për 

sigurinë e veglës

PARALAJMËRIM:

 

Lexoni të gjitha 

paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet 

dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.

 

Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më 

poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/

ose lëndim të rëndë.

Ruajini të gjitha paralajmërimet 

dhe udhëzimet për të ardhmen.

Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet 

veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me 

kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).

Paralajmërimet për sigurinë e 

smeriluesit me bateri

Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë 

veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë 

me tela ose prerjes abrazive:

1. 

Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues, 

smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të 

gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, 

ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me 

këtë vegël elektrike.

 Mosndjekja e të gjitha 

udhëzimeve të renditura më poshtë mund të 

shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të 

rëndë.

2. 

Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për 

t’u kryer me këtë vegël elektrike.

 Veprimet për 

të cilat pajisja elektrike nuk është e përshtatshme 

mund të krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime 

personale.

3. 

Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar 

dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.

 Fakti 

që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj 

elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.

4. 

Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë 

minimalisht e barabartë me shpejtësinë 

maksimale të caktuar në veglën elektrike.

 

Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund 

të thyhen dhe të ndahen në copa.

5. 

Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit 

tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur 

të veglës elektrike.

 Aksesorët me përmasa të 

gabuara nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen 

siç duhet.

6. 

Montimi me fileto i aksesorëve duhet të përputhet 

me fileton e boshtit të makinerisë prerëse. Për 

aksesorët e montuar me flanxha, vrima e boshtit 

të aksesorit duhet të përputhet me diametrin e 

folesë së flanxhës.

 Aksesorët që nuk përputhen me 

pjesën montuese të veglës elektrike do të humbasin 

ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund të 

shkaktojnë humbjen e kontrollit.

7. 

Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo 

përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh. disqet abrazive 

për ciflosje dhe krisje, mbështetëset e disqeve për 

krisje, gërvishtje ose konsumim, furçën me tela për 

lirim ose thyerje të telave. Nëse pajisja elektrike ose 

aksesori bie, kontrolloni për dëmtime ose instaloni 

një aksesor të padëmtuar. Pas inspektimit dhe 

instalimit të aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë 

larg trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni 

pajisjen elektrike të punojë me shpejtësi maksimale pa 

ngarkesë për një minutë.

 Aksesorët e dëmtuar zakonisht 

do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.

8. 

Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi 

të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën 

ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas 

rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse 

për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse 

që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të 

materialit të punës.

 Mbrojtësja e syve duhet të 

ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që prodhohen 

nga veprimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit 

ose respiratori duhet të jenë në gjendje të filtrojnë 

grimcat e prodhuara nga funksionimi i pajisjes. 

Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të 

forta mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.

9. 

Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e 

punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet 

të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.

 

Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori 

të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë 

dëmtime përtej zonës ku punohet.

10. 

Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet 

kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një 

veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë 

tela të fshehura.

 Prekja e një teli me rrymë do 

ta përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara 

metalike të veglës elektrike dhe mund të shkaktojë 

goditje elektrike te punëtori.

11. 

Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa 

aksesori të ketë ndaluar plotësisht.

 Aksesori që 

rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta 

nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.

12. 

Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e 

mbajtur anash trupit tuaj.

 Kontakti aksidental me 

aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat 

tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.

13. 

Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës 

elektrike.

 Ventilatori i motorit do ta tërheqë 

pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt 

i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe 

elektrike.

14. 

Mos e përdorni veglën elektrike pranë 

materialeve të ndezshme.

 Shkëndijat mund t’i 

ndezin këto materiale.

15. 

Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të 

lëngshëm.

 Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë 

të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në 

goditje elektrike.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita GA005GM201?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"