Makita TL065DZ - Инструкция по эксплуатации - Страница 19

Гайковерты Makita TL065DZ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 72
Загружаем инструкцию
background image

19

ALBANIAN

8. 

Forca e duhur e shtrëngimit mund të ndryshojë 

në varësi të llojit ose madhësisë së bulonit. 

Kontrolloni forcën me çelës për matjen e forcës.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja ose 

familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i 

shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të 

rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.

KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të 

sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund 

të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e hiqni kutinë e baterisë.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë 

të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. 

Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:

(1) 

Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.

(2) 

Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

(3) 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë 

qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, 

djegie të mundshme dhe madje prishje.

6. 

Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende 

ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C.

7. 

Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është 

shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. 

Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.

8. 

Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.

9. 

Mos përdorni bateri të dëmtuar.

10. 

Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen 

kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme. 

Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, 

agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa 

specifike mbi paketimin dhe etiketimin.

 

Për përgatitjen e artikullit për transport, është i 

nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale 

të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu 

rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.

 

Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e 

zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të 

tillë që të mos lëvizë në paketim.

11. 

Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla 

dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni 

rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.

12. 

Përdorini bateritë vetëm me produktet e 

specifikuara nga Makita.

 Instalimi i baterive në 

produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, 

nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.

13. 

Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të 

gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

KUJDES:

 

Përdorni vetëm bateri origjinale 

Makita.

 Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose 

baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë 

në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo 

dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë e 

Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.

Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë 

maksimale të baterisë

1. 

Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet 

plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe 

ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.

2. 

Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e 

ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton 

jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.

3. 

Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës 

në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të 

baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.

PËRSHKRIMI I PUNËS

KUJDES:

 

Sigurohuni gjithmonë që vegla 

të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr 

përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni 

funksionet e veglës.

Instalimi ose heqja e kutisë së 

baterisë

KUJDES:

 

Fikeni gjithmonë veglën përpara se 

të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.

KUJDES:

 

Mbajeni fort veglën dhe kutinë e 

baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.

 

Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë 

mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të 

shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë, 

si dhe lëndim personal.

► 

Fig.1:

    

1.

 Treguesi i kuq 

2.

 Butoni 

3.

 Kutia e baterisë

Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla 

ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të 

kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni 

gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe 

rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa 

të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni 

treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk 

është e bllokuar plotësisht.

KUJDES:

 

Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë 

e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.

 Në 

të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla 

duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.

KUJDES:

 

Mos e vendosni me forcë kutinë e 

baterisë.

 Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç 

duhet.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita TL065DZ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"