Skil 8003 - Инструкция по эксплуатации - Страница 135

Технические фены Skil 8003 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 152
Загружаем инструкцию
background image

135

f) 

Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.

 

Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të 

mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë 

më të lehta për t’u kontrolluar.

g) 

Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, 

etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë 

parasysh kushtet e punës dhe punën që do të 

kryhet.

 Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme 

nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5)  SHËRBIMI

a) 

Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një 

person i kualifikuar për riparimet duke përdorur 

vetëm pjesë ndërrimi identike.

 Kjo gjë do të sigurojë 

ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SIGURISË PËR PISTOLETAT ME AJËR 

TË NXEHTË

 

PARA PËRDORIMIT:

• 

Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi 

dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i 

kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen

• 

Kontrolloni kordonin e pajisjes dhe vendoseni në spinë 

para çdo përdorimi dhe, nëse dëmtohet, zëvendësojeni 

nga një person i kualifikuar

• 

Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, 

me një kapacitet 16 amper

• 

Kontrolloni rregullisht kordonin zgjatues dhe 

zëvendësojeni nëse dëmtohet

• 

Përdoreni pajisjen dhe aksesorët e saj në përputhje me 

këtë manual përdorimi dhe në mënyrë që kërkohet për 

pajisjen; përdorimi i pajisjes për punë të ndryshme ngta 

ato që parashikohet të kryhen normalisht nga pajisja 

mund të shkaktojë situata të rrezikshme

• 

Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën 

moshën 16 vjeç

• 

Kjo pajisje nuk është projektuar për t’u përdorur nga 

persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara 

fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të 

përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose 

mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një 

person përgjegjës për sigurinë e tyre.

• 

Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i 

njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës

• 

Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në 

prizë

GJATË PËRDORIMIT:

•  Mbajeni me kujdes pajisjen; parandaloni zjarrin dhe 

djegiet

 

-

mos e prekni daljen/gypin e ajrit dhe objektin e nxehtë; 

ato nxehen jashtëzakonisht shumë

 

-

mos e mbani daljen/gypin e ajrit shumë afër me 

objektin me të cilin po punoni

 

-

mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës 

sipërfaqe për një kohë të gjatë

 

-

mos shikoni kurrë drejtpërdrejt në daljen/gypin e ajrit

 

-

mbani doreza mbrojtëse dhe përdorni syze sigurie

 

-

mos e drejtoni kurrë rrymën e ajrit të nxehtë drejt 

personave dhe kafshëve

 

-

mos e përdorni kurrë pajisjen për të tharë flokët

 

-

mos e lini veglën të punojë pa mbikëqyrje

 

-

mos e përdorni kurrë pajisjen në afërsi të gazeve ose 

materialeve të djegshme (

rrezik shpërthimi

)

 

-

kur punoni me plastikë, bojë, llak dhe materiale të 

ngjashme mund të çlirohen gaze të djegshme dhe 

helmuese; informohuni paraprakisht për materialet ku 

do të punoni

 

-

kini parasysh se nxehtësia mund të transferohet në 

materiale të djegshme jashtë këndit të shikimit

 

-

për të qenë të sigurt, mbani një kovë me ujë ose fikëse 

zjarri pranë, në rast se një material merr zjarr

•  Parandaloni goditjen elektrike

 

-

mos shponi kurrë daljen/gypin e ajrit

 

-

shmangni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara 

(p.sh. tubat, radiatorët, raftet, frigoriferët)

 

-

sigurohuni që pajisja të mos njomet

 

-

mos e përdorni pajisjen në vende të njoma

 

-

kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen 

me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë 

aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm 

një kordon zgjatues të projektuar për përdorim në 

ambiente të jashtme me një prizë kundër ujit

•  Mbani me kujdes kordonin

 

-

mbajeni kordonin gjithmonë larg nga rryma e ajrit të 

nxehtë dhe dalja/gypi i ajrit

 

-

mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji dhe anët e 

mprehta

 

-

mos e mbani pajisjen nga kordoni dhe mos tërhiqni 

kordonin për ta shkëputur nga priza

 

-

mos e varni pajisjen nga kordoni

• 

Mos e përdorni kurrë pajisjen në ndërthurje me hollues 

kimikë

• 

Sigurohuni që zona e punës të jetë e ajrosur mirë

• 

Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë

• 

Mbajini fëmijët larg nga zona e punës

• 

Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen 

• 

Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra 

të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me 

energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca 

e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 

0,127 + j0,079 Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); 

nëse keni nevojë për më shumë sqarime, mund të 

kontaktoni me autoritetin e furnizimit me energji

• 

Jini të vëmendshëm; shikoni se çfarë po bëni, përdorni 

gjykimin tuaj dhe mos e përdorni pajisjen kur jeni i 

lodhur

• 

Mbani një pozicionim të sigurt; mos u zgjasni, simodos 

mbi shkallë dhe mbi skela

• 

Sigurohuni që pajisja është e fikur para se ta lini

• 

Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni 

menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

PAS PËRDORIMIT:

• 

Fikni pajisjen dhe hiqni spinën

•  Lejoni që pajisja të ftohet për të paktën 30 minuta 

para se ta vini në magazinë

• 

Vareni pajisjen në unazën varëse J 

 ose vendoseni në 

pjesën e pasme në drejtim vertikal; kur të bëni këtë gjë 

sigurohuni që nuk ka materiale ose gaze të djegshme 

në afërsi

• 

Mos e magazinoni/lini veglën në ambiente të jashtme

• 

Magazonojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të 

mbyllur, larg nga fëmijët

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Skil 8003?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"