Makita DGA519Z - Инструкция по эксплуатации - Страница 29

Шлифмашины Makita DGA519Z - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 120
Загружаем инструкцию
background image

29 SHQIP

8. 

Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi 

të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën 

ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas 

rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse 

për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse 

që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të 

materialit të punës.

 Mbrojtësja e syve duhet 

të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që 

prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska 

kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë 

në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga 

funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të 

gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë 

humbjen e dëgjimit.

9. 

Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e 

punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet 

të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.

 

Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori 

të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë 

dëmtime përtej zonës ku punohet.

10. 

Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet 

kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një 

veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë 

tela të fshehura.

 Prekja e një teli me rrymë do 

ta përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara 

metalike të veglës elektrike dhe mund të shkaktojë 

goditje elektrike te punëtori.

11. 

Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa 

aksesori të ketë ndaluar plotësisht.

 Aksesori që 

rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta 

nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.

12. 

Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e 

mbajtur anash trupit tuaj.

 Kontakti aksidental me 

aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat 

tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.

13. 

Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës 

elektrike.

 Ventilatori i motorit do ta tërheqë 

pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt 

i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe 

elektrike.

14. 

Mos e përdorni veglën elektrike pranë 

materialeve të ndezshme.

 Shkëndijat mund t’i 

ndezin këto materiale.

15. 

Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të 

lëngshëm.

 Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë 

të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në 

goditje elektrike.

Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të

Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur 

disku prerës, mbështetësja e rrotës, furça ose çdo 

aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja 

shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit 

rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e 

pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të 

rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.

Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet nga 

materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e bllokimit 

mund të godasë sipërfaqen e materialit duke shkaktuar 

daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku mund të 

kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të 

drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e bllokimit. 

Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla kushte.

Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës 

elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta 

të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat 

e mëposhtme parandaluese.

1. 

Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni 

trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni 

forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë 

dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një 

kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose 

reagimin rrotullues gjatë ndezjes.

 Përdoruesi 

mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose 

forcat kundërvepruese, nëse merren masa 

parandaluese.

2. 

Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit rrotullues.

 

Aksesori mund të kundërveprojë mbi dorën tuaj.

3. 

Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku 

vegla elektrike do të lëvizë nëse ndodh 

kundërveprimi.

 Kundërveprimi do ta dërgojë 

veglën në drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut 

në pikën e ngecjes.

4. 

Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në 

cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet 

dhe ngecjen e aksesorit.

 Cepat, anët e mprehta 

ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar 

ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton 

humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.

5. 

Mos vendosni një teh sharre me zinxhir për 

drutë ose një teh sharre me dhëmbë.

 Disqe 

të tilla krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe 

humbje të kontrollit.

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të lëmimit dhe prerjes abrazive:

1. 

Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të 

rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe 

mbrojtësen specifike të projektuar për diskun 

e zgjedhur.

 Disqet të cilët nuk janë projektuar për 

veglën elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk 

janë të sigurta.

2. 

Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur 

qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit 

të buzëve mbrojtëse.

 Një disk që është montuar 

keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk 

mund të mbrohet siç duhet.

3. 

Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të sigurt 

me veglën elektrike dhe të pozicionohet për 

siguri maksimale, në mënyrë që një pjesë 

shumë e vogël e diskut të jetë e zbuluar nga 

përdoruesi. 

Mbrojtësja ndihmon në ruajtjen 

e përdoruesit nga copëzat e thyera të diskut, 

kontakti aksidental me diskun dhe shkëndijat që 

mund të ndezin rrobat.

4. 

Disqet duhet të përdoren vetëm për përdorimet 

e rekomanduara. Për shembull: mos smeriloni 

me anën e diskut prerës.

 Disqet abrazive 

prerëse janë synuar për smerilim anësor, forcat 

anësore të ushtruara mbi këto disqe mund të 

shkaktojnë thyerjen e tyre.

5. 

Gjithmonë përdorni flanxha disqesh të 

padëmtuara të madhësisë dhe formës së 

diskut të zgjedhur.

 Flanxhat e përshtatshme 

të disqeve e mbështesin diskun duke reduktuar 

mundësinë e thyerjes së saj. Flanxhat për disqet 

e prerjes mund të jenë ndryshe nga flanxhat e 

disqeve të smerilimit.

6. 

Mos përdorni disqe të konsumuara nga pajisje 

më të mëdha elektrike.

 Disku i synuar për pajisje 

më të mëdha elektrike nuk është i përshtatshëm 

për shpejtësinë e madhe të pajisjes së vogël dhe 

mund të plasë.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DGA519Z?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"