Skil 5665 LA - Инструкция по эксплуатации - Страница 142

Пилы дисковые Skil 5665 LA - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 160
Загружаем инструкцию
background image

142

minimizuar ekspozimin e trupit, bllokimin e lamës ose 

humbjen e kontrollit.

e) 

mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të 

kapjes, kur kryeni një veprim ku pajisja e prerjes 

mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose 

kordonin e saj.

Kontakti me një tel elektrik do të bëjë që 

pjesët metalike të ekspozuara të veglës së punës të 

përcjellin energjinë elektrike dhe të shkaktojnë goditjen e 

operatorit.

f) 

Gjatë prerjes, përdorni gjithmonë një tregues paralel 

ose një tregues anësor të drejtë.

 Kjo gjë përmirëson 

saktësinë e prerjes dhe zvogëlon mundësinë e bllokimit 

të lamës.

g) 

Përdorni gjithmonë lama me madhësinë e duhur dhe 

formën (diamant dhe jo të rrumbullakëta) e vrimave 

të boshtit rrotullues.

 Lamat që nuk përputhen me 

pajisjen montuese të sharrës do të punojnë në mënyrë 

josimetrike me qendrën, duke shkaktuar humbje të 

kontrollit.

h) 

mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar 

ose të pasaktë të lamës.

 Rondelet dhe buloni i lamës 

janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për 

rendiment optimal dhe siguri në përdorim.

2) SHkAQET E GODITJES SË kTHImIT DHE 

PARALAJmËRImET PËRkATËSE

•  Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një lame të 

shtrënguar, të bllokuar ose jo të ekuilibruar të sharrës, që 

shkakton një sharrë të pakontrolluar që të ngrihet dhe të 

dalë nga materiali i punës në drejtim të operatorit;

•  Kur lama është e shtrënguar ose e bllokuar fort nga 

gjerësia e prerjes, lama ndalon dhe reagimi i motorit e 

drejton njësinë me shpejtësi në drejtim të operatorit

•  Nëse lama ngatërrohet ose është e paekuilibruar në 

prerjen përkatëse, dhëmbët në anën e pasme të lamës 

mund të ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke 

bërë që lama të dalë nga gjerësia e prerjes dhe të 

kërcejë në drejtim të operatorit

•  Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës 

dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të 

funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë 

masat paraprake të duhura si më poshtë.

a) 

Shtrëngojeni fort me të dy duart mbi sharrë dhe 

poziciononi krahët për të përballuar forcat e 

goditjes së kthimit. Poziciononi trupin tuaj në njërën 

anë të lamës, por jo në një vijë me lamën.

 Goditja e 

kthimit mund të bëjë që sharra të kërcejë prapa por forcat 

e goditjes së kthimit mund të kontrollohen nga operatori 

nëse merren masat paraprake të duhura.

b) 

kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen 

për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën 

pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë 

plotësisht. mos u përpiqni kurrë që të hiqni sharrën 

nga materiali ose të tërhiqni sharrën prapa kur lama 

është në lëvizje pasi mund të sjellë një goditje të 

kthimit.

 Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të 

eliminuar shkakun e bllokimit të lamës. Shmangni prerjen 

e gozhdëve ose të vidave.

c) 

kur rifilloni punën me sharrë në një material, 

vendosni lamën e sharrës në qendër të gjerësisë së 

prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës të 

mos jenë aktiv në material.

 Nëse lama e sharrës është 

e bllokuar, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa nga 

materiali kur rifilloni punën me sharrën.

d) 

mbështesni panelet e mëdha për të minimizuar 

rrezikun e shtrëngimit ose goditjes së kthimit të 

lamës.

 Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën 

peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë 

panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë 

anës së panelit.

e) 

mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.

 

Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë një 

gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të 

tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.

f) 

Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe 

thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara dhe 

të sigurta para kryerjes së prerjes.

 Nëse rregullimi i 

lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim 

ose goditje të kthimit.

g) 

kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese 

ose zona të tjera të panjohura.

 Lama e futur mund të 

presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.

3) FUNkSIONI I mBROJTËSES SË POSHTmE

a) 

kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të 

përshtatshme para çdo përdorimi. mos e përdorni 

sharrën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirisht 

dhe nuk mbyllet menjëherë. mos e shtrëngoni apo 

lidhni asnjëherë mbrojtësen e poshtme në 

pozicionin e hapur.

 Nëse sharra bie aksidentalisht, 

mbrojtësja e poshtme mund të përkulet. Hiqni spinën, 

ngrini mbrojtësen e poshtme me dorezën e tërheqjes dhe 

sigurohuni që lëviz lirisht dhe nuk prek me lamën ose 

pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.

b) 

kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses së 

poshtme. Nëse mbrojtësja dhe susta nuk 

funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen para 

përdorimit.

 Mbrojtësja e poshtme mund të punojë 

ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara, depozitave 

ngjitëse ose grumbullimit të copërave.

c) 

mbrojtësja e poshtme duhet të tërhiqet në mënyrë 

manuale vetëm për prerje të veçanta si prerje me 

zhytje dhe prerje të kombinuara. Ngrini mbrojtësen 

e poshtme me anë të dorezës së tërheqjes dhe kur 

lama të hyjë në material, mbrojtësja e poshtme 

duhet të lëshohet.

 Për të gjitha sharrimet e tjera, 

mbrojtësja e poshtme duhet të funksionojë automatikisht.

d) 

Shikoni gjithmonë që mbrojtësja e poshtme të 

mbulojë lamën para vendosjes së sharrës mbi 

tryezë ose dysheme.

 Lama e pambrojtur në lëvizje do 

të bëjë që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në 

rrugën e saj. Kini parasysh kohën që i duhet lamës për të 

ndaluar pasi lëshohet çelësi.

PARALAJmËRImET SHTESË PËR SIGURINË

TË PËRGJITHSHmE

•  Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën 

moshën 16 vjeç

•  Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në 

lagështi

•  Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë 

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të 

aksesorëve

•  Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; 

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Skil 5665 LA?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"