Шуруповерты Makita DFS452TJX2 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.

16
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë
Fig.5
Kur tërhiqni këmbëzën e çelësit, treguesi i baterisë
tregon kapacitetin e mbetur të baterisë.
Kapaciteti i mbetur i baterisë tregohet në tabelën e
mëposhtme.
Gjendja e treguesit të baterisë
Kapaciteti i mbetur i baterisë
50 % - 100 %
20 % - 50 %
0 % - 20 %
Ndezje
Fikur
Vezullon
Ngarkoni baterinë
015175
SHËNIM:
•
Afërsisht një minutë pasi motori ndalon, treguesit
fiken për të kursyer energjinë e baterisë. Për të
kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë,
tërhiqni pak këmbëzën e çelësit.
Sistemi i mbrojtjes së veglës / baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë.
Vegla ndalon automatikisht gjatë punës nëse ajo ose
bateria gjenden në njërin prej kushteve të mëposhtme.
Treguesi ndizet në rrethana të caktuara.
Mbrojtja ndaj mbingarkesës
Nëse vegla përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, ajo ndalon automatikisht
pa dhënë tregues. Në këtë situatë, fikeni veglën dhe
ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e veglës.
Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja e veglës nga mbinxehja
Kur vegla mbinxehet, ajo ndalon automatikisht dhe
treguesi i baterisë tregon gjendjen e mëposhtme. Në
këtë situatë, lëreni veglën të ftohet përpara se ta ndizni
sërish.
Treguesi i baterisë
Vegla është e mbinxehur
Ndezje
Fikur
Vezullon
015176
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.
Fig.6
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin e
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar
ose në pozicionin e
(ana B) për rrotullimin në
drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë levën e
çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Rregullimi i thellësisë
Fig.7
Thellësia mund të rregullohet duke rrotulluar lokatorin.
Rrotullojeni në drejtimin “B” për thellësi më të vogël dhe
në drejtimin “A” për thellësi më të madhe. Një rrotullim i
plotë i lokatorit është i barabartë me një ndryshim 2 mm
në thellësi.
Fig.8
Rregullojeni lokatorin në mënyrë të tillë që distanca
midis majës të lokatorit dhe kokës së vidës të jetë
afërsisht 3 mm, siç tregohet te figurat. Vendosni një vidë
prove në material ose një copë materiali të ngjashëm.
Nëse thellësia nuk është ende e përshtatshme për
vidën, vazhdoni rregullimin deri sa të siguroni cilësimin
e duhur të thellësisë.
Grepi
KUJDES:
•
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e varni veglën me
anë të grepit.
•
Mos e varni asnjëherë veglën në vend të lartë ose
në sipërfaqe që mund të jetë e paqëndrueshme.
Fig.9
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.