Makita DFS452TJX2 - Инструкция по эксплуатации - Страница 15

Шуруповерты Makita DFS452TJX2 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 56
Загружаем инструкцию
background image

15 

PËRSHKRIMI I PUNËS 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe 
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta 
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës. 

Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë 

Fig.1 

KUJDES: 

• 

Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni 
ose hiqni kutinë e baterisë.   

• 

Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur 
vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.

 

Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë 
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart dhe 
të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së 
baterisë, si dhe lëndimin e personit. 

Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla 
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të 
kutisë së baterisë.   
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni 
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe 
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të 
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni 
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk 
është bllokuar plotësisht. 

 

KUJDES: 

• 

Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë 
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo 
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju 
lënduar ju ose personat pranë. 

• 

Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse 
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk 
është futur siç duhet. 

Veprimi i ndërrimit 

 

KUJDES: 

• 

Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël, 
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është 
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në 
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet. 

• 

Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur” për 
lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të zgjatur. Tregoni 
kujdes kur bllokoni veglën në pozicionin “ndezur” dhe 
shtrëngojeni fort veglën gjatë gjithë kohës. 

Fig.2 

Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit. 
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në këmbëzën 
e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur. 
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit, 
shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshojeni këmbëzën. 
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqeni 
plotësisht këmbëzën e çelësit dhe më pas lëshojeni. 

 

SHËNIM: 

• 

Edhe kur çelësi është i ndezur dhe motori është 
në punë, puntoja nuk rrotullohet. Shtyjeni veglën 
përpara për të aktivizuar friksionin. 

• 

Vegla ndalon në mënyrë automatike nëse motori 
vazhdon të rrotullohet për rreth 6 minuta. 

Regjimi i punës me shtypje 

Fig.3 

Kjo vegël është e pajisur me regjimin e punës me 
shtypje. Në këtë regjim vegla ndërpret energjinë për 
motorin për të kursyer fuqinë e baterisë kur ajo nuk 
është në punë.   
Për të përzgjedhur regjimin e punës me shtypje, tërhiqni 
pak këmbëzën, më pas lëshojeni dhe shtypni shpejt 
butonin. Më pas do të ndizet treguesi i regjimit. 
Pasi të jetë aktivizuar puna me shtypje, tërhiqni 
këmbëzën e çelësit dhe më pas shtypni butonin e 
bllokimit. Ushtroni trysni mbi punto dhe motori do të 
fillojë të rrotullohet. Një trysni më e madhe vë në punë 
friksionin dhe puntoja do të fillojë të rrotullohet. Në 
regjimin e punës me shtypje motori dhe puntoja e 
kaçavidës do të rrotullohen vetëm nëse ushtroni trysni 
mbi to. 

 

SHËNIM: 

• 

Nëse vegla nuk punon për rreth 8 orë në regjimin 
e punës me shtypje kur këmbëza e çelësit është e 
bllokuar, vegla fiket. Nëse kjo ndodh, lëshoni dhe 
tërhiqeni sërish këmbëzën për ta rindezur. 

Ndezja e llambës 

Fig.4 

Për të ndezur llambën, tërhiqni lehtë këmbëzën e çelësit, 
lëshojeni dhe më pas shtypni butonin për disa sekonda. 
Llamba do të ndizet. Llamba fiket afërsisht pas 10 
sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit. Për të 
rindezur llambën, tërhiqni lehtë sërish këmbëzën e 
çelësit.  
Për të fikur sërish dritën, tërhiqni lehtë këmbëzën e 
çelësit dhe lëshojeni. Më pas shtypni butonin për disa 
sekonda. 
Në regjimin e punës me shtypje, me këmbëzën e çelësit 
të bllokuar, llamba fiket afërsisht një minutë pasi motori 
ndalon. 

 

SHËNIM: 

• 

Ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit, regjimi i 
llambës nuk mund të ndryshohet. 

• 

Pas afërsisht 10 sekondash nga lëshimi i 
këmbëzës së çelësit, regjimi i llambës mund të 
ndryshohet. 

• 

Përdorni një leckë të thatë për të fshirë 
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të 
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë 
ndriçimin. 

 

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DFS452TJX2?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"