Makita DHR263Z - Инструкция по эксплуатации - Страница 21

Перфораторы Makita DHR263Z - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 80
Загружаем инструкцию
background image

21 

PËRSHKRIMI I PUNËS 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe 
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta 
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës. 

Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë 

Fig.1 

KUJDES: 

• 

Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni 
ose hiqni kutinë e baterisë.   

• 

Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur 
vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.

 Mosmbajtja fort 

e veglës dhe kutisë së baterisë mund të bëjë që ato t'ju 
rrëshqasin nga duart dhe të sjellë dëmtimin e veglës 
dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndimin e personit. 

Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla 
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të 
kutisë së baterisë.   
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën 
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni për 
ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të 
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e 
sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar plotësisht. 

 

KUJDES: 

• 

Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë 
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo 
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju 
lënduar ju ose personat pranë. 

• 

Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse 
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk 
është futur siç duhet. 

SHËNIM: 

• 

Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie. 

Sistemi i mbrojtjes së veglës / baterisë 

Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së 
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë 
në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. 
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse 
vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve 
të mëposhtme. Treguesit ndizen në rrethana të caktuara. 

Mbrojtja ndaj mbingarkesës 

Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të 
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket 
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Nëse ndodh kjo, 
fikeni veglën dhe ndaloni aplikacionin që shkaktoi 
mbingarkesën e veglës. Më pas ndizeni veglën që të 
rinisë punën. 

Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja 

Kur bateria mbinxehet, vegla fiket automatikisht pa 
dhënë asnjë shenjë. Vegla nuk niset edhe nëse tërhiqni 
këmbëzën e çelësit. Nëse ndodh kjo, lëreni baterinë të 
ftohet përpara se ta ndizni veglën sërish. 

 

SHËNIM: 

Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja funksionon vetëm me 
kuti baterie me shenjën e yllit. 

Fig.2 

Mbrojtja ndaj mbishkarkimit 

Fig.3 

Kur kapaciteti i baterisë së mbetur pakësohet, treguesi i 
baterisë pulson në krahun përkatës të baterisë. Nëse 
puna vazhdon, vegla ndalon dhe treguesi i baterisë 
ndizet për rreth 10 sekonda. Në këtë rast, ngarkoni 
kutinë e baterisë. 

Veprimi i ndërrimit 

Fig.4 

KUJDES: 

• 

Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël, 
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është 
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në 
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet. 

Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia 
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni 
çelësin për ta ndaluar. 

Ndezja e llambës 

Fig.5 

KUJDES: 

• 

Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës. 

Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba vazhdon 
të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Drita fiket 
automatikisht 10 - 15 sekonda pas lëshimit të çelësit. 

 

SHËNIM: 

• 

Përdorni një leckë të thatë për të fshirë 
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të 
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë 
ndriçimin. 

• 

Mos përdorni hollues ose benzinë për të pastruar 
llambën. Tretësira të tilla mund ta dëmtojnë atë. 

Çelësi i ndryshimit të veprimit 

Fig.6 

Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin 
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga 
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për 
rrotullimin në drejtimin kundërorar.   
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin 
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet. 

 

KUJDES: 

• 

Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara 
përdorimit. 

• 

Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të 
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë veglën. 

• 

Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë 
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral. 

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DHR263Z?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"