Makita UR2300 - Инструкция по эксплуатации - Страница 143

Триммеры Makita UR2300 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 221
Загружаем инструкцию
background image

142

6.  Mos  u  përpiqni  të  kryeni  mirëmbajtje  ose  riparime 

që nuk përshkruhen në këtë manual përdorimi. Këto 

punime  duhen  kryer  në  qendrat  tona  të  autorizuara 

të shërbimit.

7.  Përdorni  gjithmonë  vetëm  pjesë  këmbimi  dhe 

aksesorë  origjinalë.  Përdorimi  i  pjesëve  ose 

aksesorëve  të  furnizuar  nga  një  palë  e  tretë  mund 

të  shkaktojë  prishje  të  veglës,  dëmtim  të  pronës 

dhe/ose lëndim serioz të personit.

8.  Vegla  duhet  të  inspektohet  dhe  të  mirëmbahet  në 

intervale të rregullta nga qendrat tona të autorizuara 

të shërbimit.

Magazinimi

1.  Përpara  se  ta  magazinoni  veglën,  pastrojeni 

tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes. Hiqni 

spinën  nga  priza.  Vendosni  mbulesën  në  tehun 

prerës.

2.  Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë ose 

të mbyllur, larg fëmijëve.

3.  Mos  e  mbështesni  veglën  te  ndonjë  objekt  tjetër, 

si  p.sh.  në  mur.  Ajo  mund  të  bjerë  papritur  dhe  të 

shkaktojë lëndime.

Ndihma e shpejtë

1.  Mbani gjithmonë afër një kuti të ndihmës së shpejtë. 

Zëvendësojeni  menjëherë  çdo  artikull  që  përdorni 

nga kutia e ndihmës së shpejtë.

2.  Nëse  kërkoni  ndihmë,  jepni  informacionet  e 

mëposhtme:

–  Vendin e aksidentit

–  Çfarë ndodhi

–  Numrin e personave të lënduar

–  Natyrën e lëndimit

–  Emrin tuaj

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

 

PARALAJMËRIM:

MOS  lejoni  rehatinë  ose  familjarizimin  me  produktin 

(të  fituar  nga  përdorimi  i  përsëritur)  të  zëvendësojë 

pajtimin  e  rreptë  të  rregullave  të  sigurisë  për 

produktin  në  fjalë.  KEQPËRDORIMI  ose  moszbatimi 

i  rregullave  të  sigurisë  të  paraqitura  në  këtë  manual 

udhëzimi  mund  të  shkaktojnë  lëndim  personal  të 

rëndë.

PËRSHKRIMI I PJESËVE (Figura 1)

PËRSHKRIMI FUNKSIONAL

 

PARALAJMËRIM:

• 

Gjithmonë  sigurohuni  që  vegla  të  jetë  fikur  dhe 

hequr  nga  priza  para  rregullimit  ose  kontrollit  të 

funksioneve në vegël.

 Gabimet në fikje dhe heqje nga 

priza mund të shkaktojnë lëndim të rëndë personal nga 

ndezja padashje.

Veprimi i çelësit të rrymës elektrike (Figura 2)

 

PARALAJMËRIM:

• 

Para futjes së fishës në prizë, gjithmonë kontrolloni 

që  këmbëza  e  çelësit  të  shtypet  dhe  rikthehet  në 

pozicionin “OFF” kur të lëshohet. Mos e tërhiqni fort 

këmbëzën  e  çelësit  pa  rrëshqitur  levën  bllokuese. 

Kjo mund të shkaktojë thyerjen e çelësit.

 Përdorimi i 

një vegle me një çelës që nuk funksionon tamam mund 

të  shkaktojë  humbjen  e  kontrollit  dhe  lëndim  personal 

të rëndë.

Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës së 

çelësit, është pajisur me një levë bllokuese.

Për ta ndezur veglën, rrëshqitni përpara levën bllokuese 

dhe  pastaj  tërhiqeni  këmbëzën  e  çelësit.  Lëshojeni 

këmbëzën e çelësit për të ndaluar.

Koka prerëse prej najloni (Figura 3)

NJOFTIM:

•  Mos  u  përpiqni  të  përplasni  kokën  ushqyese  ndërsa 

vegla po punon me xhiro të shpejta. Përplasja e kokës 

ushqyese  në  xhiro  të  shpejta  mund  të  dëmtojë  kokën 

prerëse prej najloni.

•  Koka  ushqyese  nuk  do  të  funksionojë  si  duhet  nëse 

koka nuk rrotullohet.

SHËNIM:

•  Aksesorët standard ndryshojnë në varësi të modelit dhe 

vendit. 

Koka  prerëse  me  najlon  është  një  kokë  kositëse  e 

dyfishtë e pajisur me mekanizëm goditjeje dhe ushqyes.

Për të nxjerrë kordonin e najlonit, goditeni kokën prerëse 

në tokë ndërsa koka prerëse është duke u rrotulluar.

SHËNIM:

•  Nëse  kordoni  prej  najloni  nuk  del  jashtë  kur  godisni 

kokën,  rimbështillni/zëvendësoni  kordonin  prej  najloni 

duke  ndjekur  procedurat  e  përshkruara  në  seksionin 

“Mirëmbajtja”.

Mbajtësi i kabllos (Figura 4)

Bëni  një  lak  të  vogël  në  kabllon  e  rrymës  elektrike  dhe 

vareni në mbajtësen e kabllos.

MONTIMI

 

PARALAJMËRIM:

• 

Gjithmonë  sigurohuni  që  vegla  të  jetë  fikur  dhe 

hequr  nga  priza  para  se  të  kryeni  riparime  të 

veglës.

  Gabimet  në  fikje  dhe  heqja  nga  priza  mund 

të  shkaktojnë  lëndim  të  rëndë  personal  nga  ndezja 

padashje.

• 

Kurrë mos e ndizni veglën nëse nuk është montuar 

plotësisht.

  Përdorimi  i  veglës  në  gjendje  pjesërisht  të 

montuar  mund  të  shkaktojë  lëndim  serioz  nga  ndezja 

aksidentale e saj.

Vendosja e dorezës (Figura 5)

 

PARALAJMËRIM:

•  Mos e hiqni ose ngushtoni ndarësin ose amortizatorin. 

Ndarësi  ruan  njëfarë  distance  ndërmjet  dy  duarve. 

Vendosja e mjetit kapës/ndarësit afër me kapësin tjetër 

përtej gjatësisë së ndarësit mund të shkaktojë humbjen 

e kontrollit dhe lëndim personal të rëndë.

Përshtateni  dorezën  dhe  ndarësin  në  pjesën  e  gomuar 

të  tubit  aksial.  Rregulloni  vendndodhjen  e  dorezës  dhe 

pastaj shtrëngojini me katër bulona.

Kombinimi i aprovuar i veglës prerëse dhe i 

mbrojtësit

 PARALAJMËRIM:

• 

Gjithmonë  përdoreni  veglën  me  kombinimin  e 

duhur  të  pajisjeve  të  sigurisë.

  Ndryshe,  kontakti  me 

një veglës prerëse mund të shkaktojë lëndim të rëndë.

• 

Mos  e  përdorni  kurrë  veglën  pa  mbrojtësen  e 

vendosur siç ilustrohet.

 Nëse nuk e bëni diçka të tillë 

mund të pësoni lëndime personale serioze.

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita UR2300?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"