Makita DF488DWE - Инструкция по эксплуатации - Страница 14

Шуруповерты Makita DF488DWE - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 56
Загружаем инструкцию
background image

14 SHQIP

PARALAJMËRIME SIGURIE

Paralajmërimet e përgjithshme për 

sigurinë e veglës

PARALAJMËRIM:

 

Lexoni të gjitha 

paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet 

dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.

 

Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më 

poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/

ose lëndim të rëndë.

Ruajini të gjitha paralajmërimet 

dhe udhëzimet për të ardhmen.

Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet 

veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me 

kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).

Paralajmërime sigurie për trapanin 

me bateri

Udhëzimet e sigurisë për të gjitha veprimet

1. 

Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse 

të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në 

të cilin aksesori prerës ose shtrëngueset mund 

të prekin tela të fshehur. 

Nëse aksesori prerës 

ose shtrëngueset prekin një tel me rrymë, atëherë 

pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen 

dhe mund t’i shkaktojnë përdoruesit goditje 

elektrike.

2. 

Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të 

fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri 

poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen në 

vende të larta.

3. 

Mbajeni veglën fort.

4. 

Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.

5. 

Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën 

vetëm duke e mbajtur në dorë.

6. 

Mos prekni majën e puntos, materialin e punës 

ose ciflat menjëherë pas punës; mund të jenë 

shumë të nxehtë dhe mund t’ju djegin lëkurën.

7. 

Disa materiale përmbajnë kimikate që mund 

të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni 

thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. 

Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i 

materialit.

8. 

Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet 

edhe nëse lironi nofullat, përdorni pinca për 

ta tërhequr.

 Në rast të tillë, nxjerrja e majës së 

puntos me dorë mund të rezultojë në lëndim nga 

ana e saj e mprehtë.

9. 

Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike, 

tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë 

rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.

Udhëzimet e sigurisë kur përdorni maja puntosh të gjata

1. 

Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më 

të lartë se shpejtësia maksimale nominale e 

majës së puntos.

 Në shpejtësi më të larta, maja 

mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet 

lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë 

që rezulton në lëndim personal.

2. 

Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe 

me majën e puntos në kontakt me materialin 

e punës.

 Në shpejtësi më të larta, maja mund të 

shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm 

pa kontaktuar me materialin e punës, gjë që 

rezulton në lëndim personal.

3. 

Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me 

majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.

 

Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar 

thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar në 

lëndim personal.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara 

nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë 

zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose 

mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna 

në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë 

dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.

 

Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose 

shpërthim.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini 

sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë 

mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të 

rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e 

baterisë:

(1) 

Mos i prekni terminalet me materiale 

përcjellëse.

(2) 

Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

(3) 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë 

ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë 

qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, 

djegie të mundshme dhe madje prishje.

6. 

Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe 

kutinë e baterisë në vende ku temperatura 

mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).

7. 

Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është 

shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. 

Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.

8. 

Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo 

rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë 

e baterisë me një objekt të fortë.

 Një sjellje e 

tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose 

shpërthim.

9. 

Mos përdorni bateri të dëmtuar.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DF488DWE?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"