Makita DDF485RFJ - Инструкция по эксплуатации - Страница 19

Шуруповерты Makita DDF485RFJ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 64
Загружаем инструкцию
background image

19

ALBANIAN

Vendosja e grepit

KUJDES:

 

Kur instaloni grepin, gjithmonë 

sigurojeni atë fort me vidën.

 Ndryshe, grepi mund 

të bjerë nga vegla dhe mund të rezultojë në lëndime 

personale.

► 

Fig.9:

    

1.

 Ulluku 

2.

 Grepi 

3.

 Vida

Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi 

mund të montohet në cilëndo anë të veglës. Për të 

instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e veglës 

në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një vidë. 

Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.

Vendosja e mbajtëses së majës së 

kaçavidës

Aksesorë opsionalë

► 

Fig.10:

    

1.

 Mbajtësi i majës së kaçavidës 

2.

 Maja e kaçavidës

Puthiteni mbajtësen e majës së kaçavidës te pjesa e 

dalë në bazamentin e veglës në anën e djathtë ose të 

majtë dhe fiksojeni me një vidë.

Nëse nuk e përdorni majën e kaçavidës, mbajeni atë në 

mbajtëset e majës së kaçavidës. Aty mund të mbahen 

maja 45 mm të gjata.

PËRDORIMI

KUJDES:

 

Futeni gjithmonë deri në fund 

kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.

 

Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të 

butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni 

plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të 

kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla 

duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.

KUJDES:

 

Kur shpejtësia ulet shumë, ulni 

ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur 

dëmtimin e saj.

Mbajeni veglën fort me njërën dorë te doreza dhe me 

dorën tjetër në pjesën e poshtme të kutisë së baterisë 

për të kontrolluar veprimin e përdredhjes.

► 

Fig.11

VINI RE:

 Mos i mbuloni vrimat e ventilimit, sepse kjo 

mund të shkaktojë mbinxehje ose mund të dëmtojë 

veglën.

► 

Fig.12:

    

1.

 Vrima

Funksionimi i vidhosjes

KUJDES:

 

Rregulloni unazën rregulluese në 

nivelin e duhur të rrotullimit për punën tuaj.

KUJDES:

 

Sigurohuni që puntoja futet drejt në 

kokën e vidës ose vida dhe/ose maja e kaçavidës 

mund të dëmtohet.

Vendosni majën e puntos së vidhosjes në kokën e vidës 

dhe ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë 

dhe më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lëshoni 

çelësin sapo shtrëngimi të aktivizohet.

SHËNIM:

 Kur vidhosni vida druri, shponi paraprakisht 

një vrimë pilot me diametër sa 2/3 e diametrit të vidës. 

Kjo e bën vidhosjen më të lehtë dhe parandalon 

çarjen e materialit të punës.

Funksionimi i shpimit

Së pari ktheni unazën e rregullimit në mënyrë që 
shigjeta në trupin e veglës të tregojë drejt shenjës 

Më pas procedoni si më poshtë.

Shpimi në dru

Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me 

përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida 

udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e 

puntos në objekt.

Shpimi në metal

Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni 

një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në 

vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar 

vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.

Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje. 

Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të 

shpohen në të thatë.

KUJDES:

 

Shtypja e tepërt e veglës nuk do 

të shpejtojë shpimin.

 Në fakt, shtypja e madhe do 

të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e 

veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.

KUJDES:

 

Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes 

kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes 

objektit që po punohet.

 Gjatë depërtimit të puntos 

në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e 

puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.

KUJDES:

 

Maja e puntos e ngecur mund të 

hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit në 

rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton. Megjithatë, 

vegla mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.

KUJDES:

 

Siguroni gjithmonë materialet e punës 

në morsë ose pajisje të ngjashme për shtrëngim.

KUJDES:

 

Nëse vegla përdoret në mënyrë të 

vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni 

veglën për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.

MIRËMBAJTJA

KUJDES:

 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të 

jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se 

të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.

VINI RE:

 

Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë 

pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund 

të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.

Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, 

riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen 

kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të 

shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë 

pjesë këmbimi të Makita-s.

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DDF485RFJ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"