Makita DDF485RFJ - Инструкция по эксплуатации - Страница 16

Шуруповерты Makita DDF485RFJ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 64
Загружаем инструкцию
background image

16

ALBANIAN

Ruajini të gjitha paralajmërimet 

dhe udhëzimet për të ardhmen.

Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet 

veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me 

kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).

Paralajmërime sigurie për trapanin 

me bateri

1. 

Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen 

bashkë me pajisjen.

 Humbja e kontrollit mund të 

shkaktojë dëmtime personale.

2. 

Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara 

kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin aksesori 

prerës mund të kontaktojë me tela të fshehur.

 Nëse 

aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë pjesët 

metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe mund t‘i 

shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.

3. 

Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e izoluara 

kapëse kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin 

mbërthyesi mund të kontaktojë me tela të fshehur.

 

Nëse mbërthyesit prekin një tel me rrymë atëherë 

pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen dhe 

mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.

4. 

Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë 

qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë 

ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.

5. 

Mbajeni veglën fort.

6. 

Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.

7. 

Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën 

vetëm duke e mbajtur në dorë.

8. 

Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas 

punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund 

t’ju djegë lëkurën.

9. 

Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të 

jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen 

e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të 

dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.

10. 

Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet edhe nëse 

lironi nofullat, përdorni pinca për ta tërhequr.

 Në 

rast të tillë, nxjerrja e majës së puntos me dorë mund 

të rezultojë në lëndim nga ana e saj e mprehtë.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja ose 

familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi i shpeshtë) 

të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e 

rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund 

të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e hiqni kutinë e baterisë.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë 

të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. 

Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:

(1) 

Mos i prekni terminalet me materiale 

përcjellëse.

(2) 

Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

(3) 

Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.

Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë 

qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje, 

djegie të mundshme dhe madje prishje.

6. 

Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në vende 

ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C.

7. 

Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është 

shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht. 

Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.

8. 

Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.

9. 

Mos përdorni bateri të dëmtuar.

10. 

Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen 

kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.

 

Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta, 

agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa 

specifike mbi paketimin dhe etiketimin.

 

Për përgatitjen e artikullit për transport, është i 

nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale 

të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu 

rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.

 

Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e 

zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të 

tillë që të mos lëvizë në paketim.

11. 

Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të baterisë.

12. 

Përdorini bateritë vetëm me produktet e 

specifikuara nga Makita.

 Instalimi i baterive në 

produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr, 

nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

KUJDES:

 

Përdorni vetëm bateri origjinale 

Makita.

 Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose 

baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë 

në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo 

dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë 

e Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.

Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë 

maksimale të baterisë

1. 

Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet 

plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me 

pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje 

të fuqisë së pajisjes.

2. 

Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e 

ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton 

jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.

3. 

Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës 

në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të 

baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.

4. 

Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për 

një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj). 

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DDF485RFJ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"