Makita GA036GZ - Инструкция по эксплуатации - Страница 29

Шлифмашины Makita GA036GZ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 116
Загружаем инструкцию
background image

29 SHQIP

11. 

Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa 

aksesori të ketë ndaluar plotësisht.

 Aksesori që 

rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta 

nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.

12. 

Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e 

mbajtur anash trupit tuaj.

 Kontakti aksidental me 

aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat 

tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.

13. 

Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës 

elektrike.

 Ventilatori i motorit do ta tërheqë 

pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt 

i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe 

elektrike.

14. 

Mos e përdorni veglën elektrike pranë 

materialeve të ndezshme.

 Shkëndijat mund t’i 

ndezin këto materiale.

15. 

Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të 

lëngshëm.

 Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë 

të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në 

goditje elektrike.

Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të

Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur 

disku prerës, mbështetësja e rrotës, furça ose çdo 

aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja 

shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit 

rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e 

pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të 

rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.

Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet nga 

materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e bllokimit 

mund të godasë sipërfaqen e materialit duke shkaktuar 

daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku mund të 

kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të 

drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e bllokimit. 

Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla kushte.

Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës 

elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta 

të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat 

e mëposhtme parandaluese.

1. 

Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni 

trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni 

forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë 

dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një 

kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose 

reagimin rrotullues gjatë ndezjes.

 Përdoruesi 

mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat 

kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.

2. 

Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit 

rrotullues.

 Aksesori mund të kundërveprojë mbi 

dorën tuaj.

3. 

Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku 

vegla elektrike do të lëvizë nëse ndodh 

kundërveprimi.

 Kundërveprimi do ta dërgojë 

veglën në drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut 

në pikën e ngecjes.

4. 

Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në 

cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet 

dhe ngecjen e aksesorit.

 Cepat, anët e mprehta 

ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar 

ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton 

humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.

5. 

Mos vendosni një teh sharre me zinxhir për 

drutë ose një teh sharre me dhëmbë.

 Disqe 

të tilla krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe 

humbje të kontrollit.

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të lëmimit dhe prerjes abrazive:

1. 

Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të 

rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe 

mbrojtësen specifike të projektuar për diskun e 

zgjedhur.

 Disqet të cilët nuk janë projektuar për veglën 

elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk janë të sigurta.

2. 

Sipërfaqja smeriluese e disqeve të shtypur 

qendrorë duhet të montohet poshtë rrafshit 

të buzëve mbrojtëse.

 Një disk që është montuar 

keq dhe që del nga rrafshi i buzëve mbrojtëse, nuk 

mund të mbrohet siç duhet.

3. 

Mbrojtësja duhet të lidhet në mënyrë të sigurt 

me veglën elektrike dhe të pozicionohet për 

siguri maksimale, në mënyrë që një pjesë 

shumë e vogël e diskut të jetë e zbuluar nga 

përdoruesi. 

Mbrojtësja ndihmon në ruajtjen 

e përdoruesit nga copëzat e thyera të diskut, 

kontakti aksidental me diskun dhe shkëndijat që 

mund të ndezin rrobat.

4. 

Disqet duhet të përdoren vetëm për përdorimet 

e rekomanduara. Për shembull: mos smeriloni 

me anën e diskut prerës.

 Disqet abrazive 

prerëse janë synuar për smerilim anësor, forcat 

anësore të ushtruara mbi këto disqe mund të 

shkaktojnë thyerjen e tyre.

5. 

Gjithmonë përdorni flanxha disqesh të 

padëmtuara të madhësisë dhe formës së diskut 

të zgjedhur.

 Flanxhat e përshtatshme të disqeve 

e mbështesin diskun duke reduktuar mundësinë e 

thyerjes së saj. Flanxhat për disqet e prerjes mund të 

jenë ndryshe nga flanxhat e disqeve të smerilimit.

6. 

Mos përdorni disqe të konsumuara nga pajisje 

më të mëdha elektrike.

 Disku i synuar për pajisje 

më të mëdha elektrike nuk është i përshtatshëm 

për shpejtësinë e madhe të pajisjes së vogël dhe 

mund të plasë.

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të prerjes abrazive:

1. 

Mos e “bllokoni” diskun prerës ose mos 

aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos provoni 

të kryeni prerje të thella.

 Ushtrimi i forcës së 

tepërt mbi disk rrit ngarkesën dhe ndjeshmërinë 

ndaj përdredhjeve ose kapjes së diskut gjatë 

prerjes dhe mundësinë e kundërveprimit ose të 

thyerjes së diskut.

2. 

Mos e poziciononi trupin tuaj në një linjë dhe 

mbrapa diskut rrotullues.

 Kur disku, në pikën e 

veprimit, po largohet nga trupi juaj, kundërveprimi 

i mundshëm mund ta dërgojë diskun prerës dhe 

veglën elektrike në drejtimin tuaj.

3. 

Kur disku kapet ose kur ndërprisni prerjen 

për çdo lloj arsyeje, fikeni veglën elektrike 

dhe mbajeni pa lëvizur derisa disku të ndalojë 

plotësisht. Mos tentoni kurrë ta tërhiqni 

diskun nga vendi i prerjes ndërsa disku është 

duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë 

kundërveprimi.

 Hetoni dhe ndërmerrni veprime 

korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.

4. 

Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin 

e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë 

maksimale dhe më pas rifilloni prerjen.

 Disku 

mund të kapet, të shkojë lart ose të kundërveprojë 

nëse vegla elektrike rindizet brenda materialit të 

punës.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita GA036GZ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"