Makita GA036GZ - Инструкция по эксплуатации - Страница 28

Шлифмашины Makita GA036GZ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 116
Загружаем инструкцию
background image

28 SHQIP

PARALAJMËRIM:

 

Emetimet e dridhjeve 

gjatë përdorimit aktual të veglës elektrike mund 

të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi 

të mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga 

lloji i materialit të punës që përdoret.

PARALAJMËRIM:

 

Vërtetoni që masat e 

sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në 

vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të 

përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e 

ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur 

dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).

PARALAJMËRIM:

 Vlera e deklaruar e 

emetimeve të dridhjeve përdoret për aplikacionet 

kryesore të veglës elektrike. Megjithatë, nëse vegla 

elektrike përdoret për aplikacione të tjera, vlera e 

emetimeve të dridhjeve mund të ndryshojë.

Deklarata e konformitetit me KE-në

Vetëm për shtetet evropiane

Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si 

Shtojca A në këtë manual përdorimi.

PARALAJMËRIME SIGURIE

Paralajmërimet e përgjithshme për 

sigurinë e veglës

PARALAJMËRIM:

 

Lexoni të gjitha 

paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet 

dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.

 

Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më 

poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/

ose lëndim të rëndë.

Ruajini të gjitha paralajmërimet 

dhe udhëzimet për të ardhmen.

Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet 

veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me 

kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).

Paralajmërimet për sigurinë e 

smeriluesit me bateri

Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë 

veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë 

me tela ose prerjes abrazive:

1. 

Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues, 

smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të 

gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, 

ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë 

vegël elektrike.

 Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve 

të renditura më poshtë mund të shkaktojë goditje 

elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.

2. 

Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për 

t’u kryer me këtë vegël elektrike.

 Veprimet për 

të cilat pajisja elektrike nuk është e përshtatshme 

mund të krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime 

personale.

3. 

Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar 

dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.

 Fakti 

që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj 

elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.

4. 

Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë 

minimalisht e barabartë me shpejtësinë 

maksimale të caktuar në veglën elektrike.

 

Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund 

të thyhen dhe të ndahen në copa.

5. 

Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit 

tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur 

të veglës elektrike.

 Aksesorët me përmasa të 

gabuara nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen 

siç duhet.

6. 

Montimi me fileto i aksesorëve duhet të 

përputhet me fileton e boshtit të makinerisë 

prerëse. Për aksesorët e montuar me flanxha, 

vrima e boshtit të aksesorit duhet të përputhet 

me diametrin e folesë së flanxhës.

 Aksesorët 

që nuk përputhen me pjesën montuese të veglës 

elektrike do të humbasin ekuilibrin, do të lëkunden 

jashtë mase dhe mund të shkaktojnë humbjen e 

kontrollit.

7. 

Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara 

çdo përdorimi kontrolloni aksesorët si 

p.sh. disqet abrazive për ciflosje dhe krisje, 

mbështetëset e disqeve për krisje, gërvishtje 

ose konsumim, furçën me tela për lirim ose 

thyerje të telave. Nëse pajisja elektrike ose 

aksesori bie, kontrolloni për dëmtime ose 

instaloni një aksesor të padëmtuar. Pas 

inspektimit dhe instalimit të aksesorëve, 

qëndroni me personat e tjerë larg trajektores 

së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni pajisjen 

elektrike të punojë me shpejtësi maksimale pa 

ngarkesë për një minutë.

 Aksesorët e dëmtuar 

zakonisht do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij 

testi.

8. 

Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi 

të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën 

ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas 

rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse 

për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse 

që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të 

materialit të punës.

 Mbrojtësja e syve duhet 

të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që 

prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska 

kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë 

në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga 

funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të 

gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë 

humbjen e dëgjimit.

9. 

Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e 

punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet 

të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.

 

Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori 

të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë 

dëmtime përtej zonës ku punohet.

10. 

Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet 

kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një 

veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë 

tela të fshehura.

 Prekja e një teli me rrymë do 

ta përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara 

metalike të veglës elektrike dhe mund të shkaktojë 

goditje elektrike te punëtori.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita GA036GZ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"