Makita HS004GZ - Инструкция по эксплуатации - Страница 44

Пилы дисковые Makita HS004GZ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 152
Загружаем инструкцию
background image

44 SHQIP

PARALAJMËRIM:

 

SIGUROHUNI TA 

SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIM TË AKREPAVE 

TË ORËS BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE. 

Gjithashtu kini kujdes të mos e shtrëngoni 

bulonin me forcë. Nëse ju rrëshqet dora nga çelësi 

hekzagonal mund të shkaktoni lëndime personale.

PARALAJMËRIM:

 

Nëse nevojitet unaza për të 

montuar diskun në bosht, sigurohuni gjithmonë që 

ndërmjet flanxhës së brendshme dhe asaj të jashtme 

të jetë instaluar unaza e duhur për vrimën e boshtit 

të diskut që keni ndër mend të përdorni.

 Përdorimi i 

unazës së gabuar për vrimën e boshtit mund të rezultojë 

në montim të pasaktë të diskut që çon në lëvizje të diskut 

dhe dridhje të rënda, të cilat mund të sjellin humbje të 

kontrollit gjatë punës dhe lëndime personale të rënda.

Pastrimi i mbrojtëses së diskut

Kur ndërroni fletën e sharrës rrethore, sigurohuni 

gjithashtu që të pastroni tallashin e grumbulluar në 

mbrojtësen e sipërme dhe të poshtme të fletës, siç 

diskutohet në seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk 

shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e 

mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.

Lidhja me një fshesë me korrent

Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë 

me korrent Makita me veglën. Lidhni tubin e fshesës me 

korrent me hundëzën e pluhurit siç tregohet në figurë.

► 

Fig.26:

    

1.

 Hundëza e pluhurit 

2.

 Vida

► 

Fig.27:

    

1.

 Tubi 

2.

 Fshesa me korrent

PËRDORIMI

Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte druri. Me 

fletët e përshtatshme origjinale të sharrave të rrumbullakëta 

Makita mund të sharrohen edhe materialet e mëposhtme:

• 

Produktet e aluminit

Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin 

lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që 

do të përdoren për materialin që do të pritet.

Kontrollimi i funksionit të 

mbrojtëses së fletës

Vendosni këndin e prerjes së pjerrët në 0°, dhe më pas 

tërhiqeni mbrojtësen e poshtme manualisht deri në fund 

dhe lëshojeni. Mbrojtësja e poshtme funksionon mirë nëse;
—  është tërhequr mbi bazë pa pengesa dhe;

—  kthehet automatikisht dhe kontakton me 

bllokuesin.

► 

Fig.28:

    

1.

 Mbrojtësja e sipërme 

2.

 Mbrojtësja e 

poshtme 

3.

 Baza 

4.

 Bllokuesi 

5.

 Hapur 

6.

 Mbyllur

Nëse mbrojtësja e poshtme nuk funksionon siç duhet, 

kontrolloni nëse është grumbulluar pluhur sharre 

brenda mbrojtëseve të sipërme dhe të poshtme. Nëse 

mbrojtësja e poshtme nuk funksionin siç duhet edhe 

pas heqjes së pluhurit, kërkoni nga qendra e shërbimit 

të Makita të kryejë shërbimin e veglës.

Operacioni i prerjes

KUJDES:

 

Mbani maskë kundër pluhurit kur 

kryeni operacionin e prerjes.

KUJDES:

 

Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara 

lehtë dhe në vijë të drejtë.

 Shtyrja e veglës me 

forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në 

mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme, 

duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.

SHËNIM:

 Vegla mund të mos funksionojë me 

kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së 

baterisë është e ulët. Në këtë moment, për shembull, 

përdoreni veglën për një prerje të lehtë për pak kohë 

derisa kutia e baterisë të marrë temperaturën e 

dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet 

të plotë.

► 

Fig.29

Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një 

dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini 

të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja 

duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s’mund të 

priten nga fleta e sharrës rrethore. Vendoseni bazën 

mbi materialin e punës që do të pritet pa bërë asnjë 

kontakt me fletën e sharrës rrethore. Në vijim ndizeni 

veglën dhe prisni derisa fleta e sharrës rrethore të arrijë 

shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara 

mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në 

të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa 

sharrimi të përfundojë.

Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë 

dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse 

prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në 

mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën 

pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të 

bllokojë fletën e sharrës rrethore e të çojë në zmbrapsje 

të rrezikshme dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni 

çelësin, prisni derisa fleta e sharrës rrethore të ndalojë 

dhe më pas tërhiqeni veglën. Rivendoseni veglën në 

vijën e re të prerjes dhe nisni sërish prerjen. Përpiquni 

të shmangni pozicionet që ekspozojnë përdoruesin ndaj 

ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra. Përdorni 

syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.

Kufizues (vizore udhëzuese)

KUJDES:

 

Sigurohuni që boshti lëvizës të 

jetë instaluar mirë në pozicionin e duhur përpara 

përdorimit.

 Bashkimi i papërshtatshëm mund të 

shkaktojë zmbrapsje të rrezikshme.

► 

Fig.30:

    

1.

 Kufizues (vizore udhëzuese) 

2.

 Vida e 

mbërthimit

Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta 

tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me 

ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe 

sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e 

përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të 

përsëritura me gjerësi uniforme.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita HS004GZ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"