Makita DJV180RFE - Инструкция по эксплуатации - Страница 21

Лобзики Makita DJV180RFE - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 72
Загружаем инструкцию
background image

21 

MONTIMI 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe 
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni 
ndonjë punë në vegël. 

Instalimi ose heqja e fletës të sharrës 

 

KUJDES: 

• 

Gjithmonë pastroni të gjitha ashklat ose mbetjet e 
huaja që futen në disk dhe ose në mbajtësen e 
fletës. Moskryerja e këtij veprimi mund të rezultojë 
në shtrëngimin e pamjaftueshëm të fletës duke 
çuar në lëndim të rëndë trupor. 

• 

Mos e prekni fletën ose materialin e punës 
menjëherë pas punës; mund të jenë shumë të 
nxehta dhe mund t’ju djegin lëkurën. 

• 

Shtrëngoni fort fletën e sharrës. Moskryerja e këtij 
veprimi mund të shkaktojë dëmtime serioze. 

• 

Kur hiqni fletën e sharrës, kini kujdes të mos 
lëndoni gishtat me majën e fletës ose majën e 
materialit të punës. 

Për të instaluar fletën, hapni hapësen e veglës në 
pozicionin që tregohet në figurë. 

Fig.6 

Duke mos ndryshuar pozicion, futni fletën e sharrës në 
morsetën e fletës deri kur dy pjesët e dala të fletës të 
mos shihen më. 

Fig.7 

Kthejeni hapësen e veglës në pozicionin e saj fillestar. 
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që fleta të jetë kapur 
siç duket, duke e provuar ta nxirrni. 

KUJDES: 

• 

Mos e hapni hapësen e veglës më tepër nga sa 
duhet përndryshe mund të dëmtohet vegla. 

Për të hequr fletën, hapni hapësen e veglës në 
pozicionin që tregohet në figurë. Tërhiqeni fletën e 
sharrës nga jashtë drejt bazës. 

Fig.8 

SHËNIM: 

• 

Lubrifikoni cilindrin herë pas here. 

Ruajtja e çelësit hekzagonal 

Fig.9 

Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni 
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë. 

Pllaka e mbulimit 

Fig.10 

Përdorni pllakën e mbulimit kur prisni rimeso dekorative, 
plastikë etj. Kjo mbron sipërfaqet e ndjeshme ose 
delikate nga dëmtimi. Përshtateni atë në pjesën e 
pasme të bazës së veglës. 

 

Pajisja kundër ciflave 

Fig.11 

Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër ciflave. 
Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni bazën 
përpara deri në fund dhe përshtateni në anën e pasme të 
bazës së veglës. Kur përdorni pllakën e mbulimit, instalojeni 
pajisjen kundër ciflave në pllakën e mbulimit. 

 

KUJDES: 

• 

Pajisja kundër ciflave nuk mund të përdoret kur 
kryeni prerje me kënd. 

Heqja e pluhurave 

Hundëza e pluhurit (aksesor opsional) rekomandohet 
për të kryer prerje të pastra. 

Fig.12 

Për të montuar hundëzën e pluhurit në vegël, fusni 
grepin e hundëzës së pluhurit në vrimën në bazë. 
Hundëza e pluhurit mund të instalohet në anën e majtë 
ose të djathtë të bazës. 

Fig.13 

Më pas lidhni një fshesë me korrent Makita me 
hundëzën e pluhurit. 

Fig.14 

PËRDORIMI 

 

KUJDES: 

• 

Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin. 
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën 
duke shkaktuar dëmtime serioze. 

Fig.15 

Ndizeni veglën ndërkohë që fleta nuk është në kontakt 
me materialin dhe prisni derisa fleta të marrë shpejtësi 
të plotë. Më pas vendoseni bazën mbi material dhe 
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së 
prerjes të shënjuar më parë. 

 

SHËNIM: 

• 

Nëse vegla përdoret në mënyrë të vazhdueshme 
derisa bateria të shkarkohet, mos e përdorni veglën 
për 15 minuta derisa të vazhdoni me një bateri të re.   

Kur prisni me kthesa, shtyjeni veglën përpara shumë 
ngadalë. 

Prerje me buzë 

Fig.16 

KUJDES: 

• 

Përpara animit të bazës, sigurohuni gjithmonë që 
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr. 

Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga 
0° deri në 45° (majtas ose djathtas). 
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të 
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë që 
buloni të pozicionohet në qendër të folesë së buzëve në 
bazë. 

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DJV180RFE?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"