Makita DJV180RFE - Инструкция по эксплуатации - Страница 20

Лобзики Makita DJV180RFE - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 72
Загружаем инструкцию
background image

20 

PËRSHKRIMI I PUNËS 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe 
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta 
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës. 

Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë 

Fig.1 

KUJDES: 

• 

Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni 
ose hiqni kutinë e baterisë.   

• 

Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur 
vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.

 Mosmbajtja fort 

e veglës dhe kutisë së baterisë mund të bëjë që ato t'ju 
rrëshqasin nga duart dhe të sjellë dëmtimin e veglës 
dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndimin e personit. 

Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa 
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.   
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën 
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni për 
ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të 
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e 
sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar plotësisht. 

 

KUJDES: 

• 

Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë 
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo 
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju 
lënduar ju ose personat pranë. 

• 

Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse 
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk 
është futur siç duhet. 

Sistemi i mbrojtjes së baterisë   
(bateri litiumi e shënuar me yll) 

Fig.2 

Bateritë e litiumit të shënuara me yll janë të pajisura me 
një sistem mbrojtjeje. Ky sistem ndërpret automatikisht 
energjinë në vegël për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë. 
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse 
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej 
kushteve të mëposhtme: 

• 

I mbingarkuar: 

Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë 
të marrë rrymë të lartë anormale. 
Nëse ndodh kjo, lëshoni këmbëzën e çelësit 
në vegël dhe ndaloni përdorimin që shkaktoi 
mbingarkesën e veglës. Pastaj tërhiqni 
përsëri këmbëzën e çelësit për ta rindezur. 
Nëse vegla nuk ndizet, bateria është mbinxehur. 
Nëse ndodh kjo, lëreni baterinë të ftohet përpara 
se ta tërhiqni sërish këmbëzën e çelësit. 

• 

Tension i ulët i baterisë: 

Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë i 
ulët dhe vegla nuk do të punojë. Në këtë 
situatë, hiqni dhe ngarkoni baterinë. 

Përzgjedhja e veprimit të prerjes 

Fig.3 

Kjo vegël mund të vihet në punë për veprime prerjeje në 
formë eliptike ose vijë të drejtë (lart dhe poshtë). 
Veprimi eliptik i prerjes e shtyn tehun përpara në 
prekjen e prerjes dhe rrit shumë shpejtësinë e prerjes. 
Për të ndryshuar veprimin e prerjes, vetëm rrotulloni 
levën për ndryshimin e veprimit të prerjes në pozicionin 
e dëshiruar të veprimit të prerjes. Referojuni tabelës për 
të përzgjedhur veprimin e përshtatshëm të prerjes. 

Pozicioni

Prerja

Përdorimet

Për prerje në çelik të butë, çelik
të pandryshkshëm dhe plastikë.

Për prerje të pastra në dru dhe
në kompensatë.

Prerja me rrotullime
të vogla

Për prerje në çelik të butë, alumin
dhe dru të fortë.

Për prerje në dru dhe kompensatë.
Për prerje të shpejtë në alumin
dhe çelik të butë.

Prerja me rrotullime
të mëdha

Për prerje të shpejtë në dru dhe
në kompensatë.

0

Prerja në vijë të
drejtë

Prerja me rrotullime
mesatare

   

006376 

Veprimi i ndërrimit 

Fig.4 

Fig.5 

KUJDES: 

• 

Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël, 
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është 
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në 
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet. 

• 

Kur nuk e përdorni veglën, shtypni butonin e 
zhbllokimit nga krahu A për të bllokuar këmbëzën 
e çelësit në pozicionin FIKUR. 

Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së 
çelësit, ofrohet butoni i zhbllokimit. 
Për të ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit nga 
krahu B dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. 
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në 
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzëne e çelësit për të 
ndaluar. Pas përdorimit, shtypni gjithmonë butonin e 
zhbllokimit nga krahu A. 

Ndezja e llambave 

 

KUJDES: 

• 

Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës. 

Për të ndezur llambën, tërhiqni këmbëzën. Lëshoni 
këmbëzën për ta fikur atë. 

 

SHËNIM: 

• 

Përdorni një leckë të thatë për të fshirë papastërtitë 
nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos gërvishtni 
lentet e llambës, ose ajo do të ulë ndriçimin. 

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DJV180RFE?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"