Холодильник Zanussi ZBB 29430 SA - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.

• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
E rëndësishme
Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose nëse pajisja është
mbushur plot, dhe pajisja është vendosur në
temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës
në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet vendosur në një
përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
E rëndësishme
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë
pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një përzgjedhje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
E rëndësishme
Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën
0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje më të
ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në
dhomëzën e sipërme.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë
për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi të
mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe
koshat nga pajisja dhe vendosni ushqimin mbi
raftet e ftohta për të patur rezultate sa më të
mira.
Paralajmërim
Sigurohuni që ushqimet të
mos e tejkalojnë ngarkesën maksimale
në anë të pjesës së sipërme (aty ku është e
pranishme)
E rëndësishme
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për shkak të ikjes
së korrentit, nëse ushqimi me energji ka
zgjatur më shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave teknike në "koha në
rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të
ringrihet (pasi është ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
shumë.
Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
5
www.zanussi.com