Makita DP2010 - Инструкция по эксплуатации - Страница 11

Дрели Makita DP2010 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 40
Загружаем инструкцию
background image

11 

PËRSHKRIMI I PUNËS 

 

KUJDES: 

• 

Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe 
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i 
kontrolloni funksionet. 

Veprimi i ndërrimit 

Fig.1 

KUJDES: 

• 

Përpara se ta futni veglën në prizë, kontrolloni 
gjithmonë që këmbëza e çelësit aktivizohet siç 
duhet dhe kthehet në pozicionin “FIKUR” kur 
shtypet pjesa e pasme e këmbëzës së çelësit. 

• 

Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur” 
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të 
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në 
pozicionin “ndezur” dhe shtrëngojeni fort veglën 
gjatë gjithë kohës. 

Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit. 
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në këmbëzën 
e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur. 
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit 
dhe shtyni brenda butonin e bllokimit dhe më pas 
lëshoni këmbëzën e çelësit. 
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni 
këmbëzën e çelësit plotësisht mbrapa dhe më pas 
lëshojeni. 

Fig.2 

Disponohet një vidë për kontrollin e shpejtësisë që të 
mund të kufizohet shpejtësia maksimale e veglës (e 
ndryshueshme). Rrotullojeni vidën e kontrollit të 
shpejtësisë në drejtim orar për shpejtësi më të madhe 
dhe në drejtim kundërorar për shpejtësi më të vogël. 

Çelësi i ndryshimit të veprimit 

Fig.3 

Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin 
e rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në 
pozicionin 

  (ana A) për rrotullimin në drejtim orar ose 

në pozicionin 

(ana B) për rrotullimin në drejtim 

kundërorar. 

 

KUJDES: 

• 

Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara 
përdorimit. 

• 

Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të 
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë 
veglën. 

MONTIMI 

 

KUJDES: 

• 

Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe 
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë 
mbi të. 

Instalimi ose heqja e puntos së shpimit 

Për modelin DP2010 

Fig.4 

Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni 
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në 
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar. 
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës njësoj. 
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në 
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni 
mandrinën me dorë.   
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni 
që ta ktheni në pozicionin fillestar. 

Për modelin DP2011 

Fig.5 

Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin 
kundërorar për të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni 
punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni unazën 
fort dhe ktheni bokullën në drejtimin orar për të 
shtrënguar mandrinën. 
Për të hequr punton, shtrëngoni unazën dhe ktheni 
bokullën në drejtimin kundërorar. 

Matësi i thellësisë (aksesor opsional) 

Fig.6 

Instaloni matësin e thellësisë në vegël me anë të vidave 
të mbërthimit dhe rondelës. Rregulloni matësin e 
thellësisë në thellësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni vidën 
e mbërthimit. 

PËRDORIMI 

 

KUJDES: 

• 

Mbajeni gjithmonë veglën vetëm nga doreza gjatë 
përdorimit.  

Fig.7 

Funksionimi i shpimit 

Shpimi në dru 

Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me 
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida 
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në 
objekt. 

Shpimi në metal 

Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë, 
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të 
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton 
dhe filloni shpimin. 
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje. 
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të 
shpohen në të thatë. 

 

KUJDES: 

• 

Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë 
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë 
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës dhe 
shkurton afatin e përdorimit të veglës. 

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DP2010?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"