Samsung O65S90C (QE65S90CAUXUA) - Инструкция по эксплуатации - Страница 83

Телевизоры Samsung O65S90C (QE65S90CAUXUA) - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 132
Загружаем инструкцию
background image

Instalimi

 

Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, 
ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku mund të ekspozohet 
ndaj rrezeve të diellit.

 

Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të 
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.

 

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut apo lagështirës.

 

Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të 
informacionit "Samsung" kur synoni ta instaloni televizorin 
në vend me shumë pluhur, me temperatura të larta ose të 
ulëta, me shumë lagështi, me substanca kimike, ose kur do të 
punojë 24 orë rresht, si p.sh. në aeroporte, stacione treni etj. 
Përndryshe, televizori mund të dëmtohet rëndë.

 

Mos e ekspozoni pajisjen ndaj pikimit ose spërkatjes.

Montimi i televizorit në mur

Nëse e montoni televizorin në mur, ndiqni 
udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit 
nga prodhuesi. Nëse nuk montohet siç duhet, 
televizori mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, 
duke shkaktuar lëndime të rënda te fëmijët apo të 
rriturit dhe dëmtim të rëndë të televizorit.

 

Për të porositur kompletin e suportit për mur të "Samsung", 
kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung".

 

Samsung nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të 
produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse 
zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

 

"Samsung" nuk mban përgjegjësi për dëmtimin e produktit 
ose lëndimet personale kur përdoret bazament për mur i 
paspecifikuar ose jo-"VESA" ose nëse konsumatori nuk ndjek 
udhëzimet e instalimit të produktit.

 

Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë 
pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur 
në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me 
shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse 
e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të 
bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.

 

Kur instaloni bazament për mur, ju rekomandojmë të 
shtrëngoni të katër vidat "VESA".

 

Nëse dëshironi të instaloni një bazament për mur që 
montohet në mur duke përdorur vetëm dy vidat e sipërme; 
sigurohuni që të përdorni bazament për mur të "Samsung" 
që mbështet këtë lloj instalimi. (Mund të mos keni mundësi 
të blini këtë lloj bazamenti për mur, në varësi të zonës tuaj 
gjeografike.)

 

Mos e montoni televizorin me pjerrësi më të madhe se 15 
gradë.

 

Përmasat standarde të bazamentit për mur janë paraqitur në 
tabelën në Unpacking and Installation Guide.

Mos e instaloni bazamentin për mur kur televizori 
është ndezur. Mund të lëndoheni nga goditja 
elektrike.

 

Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që 
nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. 
Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të 
televizorit.

 

Për bazamentet për mur që nuk përputhen me specifikimet e 
vidave standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë 
në varësi të specifikimeve të tyre.

 

Mos i shtrëngoni shumë fort vidat. Përndryshe mund të 
dëmtoni produktin ose të shkaktoni rënien e tij, duke lënduar 
njerëzit përreth. Samsung nuk mban përgjegjësi për këto lloj 
aksidentesh.

 

Vini gjithnjë dy persona për ta montuar televizorin në mur.

 

– Për modelet 82 inçë ose më të mëdha, merrni katër 

persona për ta montuar televizorin në mur.

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Kur instaloni televizorin *dhe aparatin One Connect ruani një 
distancë prej së paku 10 cm midis televizorit *dhe aparatit One 
Connect dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të mobilies, 
etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosajrimi i duhur mund të 
rezultojë në zjarr ose në problem me produktin, të shkaktuar nga 
rritja e temperaturës së brendshme.
*: One Connect Vetëm model i mbështetur

 

Kur ta instaloni televizorin me mbajtëse ose bazament për 
mur, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara 
nga Samsung. Përdorimi i pjesëve të ofruara nga prodhues të 
tjerë mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime 
të mundshme nga rrëzimi i tij.

Masa paraprake të sigurisë

Kujdes

: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi 

televizor mund të bëjë që televizori të 
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët 
të mos varen apo të mos ta destabilizojnë 
televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë 
rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar 
lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të 
gjitha masat e sigurisë të përmendura në 
broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. 
Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, 
mund të blini dhe të instaloni pajisjen 
kundër rënies, duke iu referuar "Parandalimi 
i rrëzimit të televizorit".

PARALAJMËRIM

: Mos e vendosni kurrë televizorin 

në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund 
të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal 
ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj 
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të 
thjeshta paraprake si:

Shqip - 3

Shqip

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Samsung O65S90C (QE65S90CAUXUA)?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"