Makita CL111DWI - Инструкция по эксплуатации - Страница 21

Строительные пылесосы Makita CL111DWI - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 72
Загружаем инструкцию
background image

21

ALBANIAN

6. 

Mos vendosni objekte në pjesët e hapura. Mos 

e përdorni me pjesët e hapura të bllokuara; 

mbajeni të pastër nga pluhurat, fijet, flokët dhe 

çfarëdo gjë që mund të pengojë rrjedhjen e ajrit.

7. 

Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të gjitha 

pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura dhe të lëvizshme.

8. 

Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni baterinë.

9. 

Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në shkallë.

10. 

Mos e përdorni për të mbledhur lëngje të 

ndezshme ose të djegshme si benzina apo mos 

e përdorni në zona ku mund të gjenden ato.

11. 

Për karikim, përdorni vetëm karikuesin e 

dhënë nga kompania prodhuese.

12. 

Mos mblidhni ndonjë gjë që digjet apo është e 

ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hiri i nxehtë.

13. 

Mos e përdorni pa vendosur qesen e pluhurit 

dhe/ose filtrat në vend.

14. 

Mos e karikoni baterinë në ambiente të jashtme.

15. 

Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar 

nga prodhuesi.

 Karikuesi që është i përshtatshëm 

për një lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik 

zjarri kur përdoret me një paketë tjetër baterie.

16. 

Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e baterisë të 

përcaktuara në mënyrë specifike.

 Përdorimi i paketave të 

tjera të baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.

17. 

Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni 

larg objekteve të tjera metalike, si kapëset e 

letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose 

objektet e tjera të vogla metalike që mund të 

bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.

18. 

Në kushte sforcimi mund të dalë lëng 

nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse 

aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

RREGULLA TË TJERA SIGURIE

Kjo pajisje synohet për përdorim shtëpiak.

1. 

Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi dhe 

manualin e përdorimit të karikuesit para përdorimit.

2. 

Mos i mblidhni materialet në vijim:

— 

Sendet si cigaret e ndezura apo pluhurin 

e shkëndijave/metaleve të krijuar nga 

gërryerja/prerja e metaleve

— 

Materialet e djegshme si gazolina, 

holluesi, vajguri apo boja

— 

Materialet shpërthyese si nitroglicerina

— 

Materialet e ndezshme si alumini, zinku, 

magnezi, titani, fosfori apo celuloidi

— 

Baltë të njomë, ujë, vaj ose sende të ngjashme

— 

Sende të ngurta me cepa të mprehtë 

si ashkla druri, metale, gurë, xhama, 

gozhdë, gjilpëra ose brisqe

— 

Pluhur që mpikset si çimento apo toner

— 

Pluhur përcjellës si metal apo karbon

— 

Grimca të imëta si pluhur betoni

Veprime të tilla mund të shkaktojnë zjarr, 

lëndim dhe/ose dëmtim të pronës.

3. 

Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka jonormale.

4. 

Nëse pastruesi ju rrëzohet ose goditet, 

kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose 

dëmtim para përdorimit.

5. 

Mos e afroni me sobat apo burime të tjera 

nxehtësie.

6. 

Mos e bllokoni vrimën e hyrjes së ajrit apo 

vrimat e ventilimit.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR 

SIGURINË

PËR BATERINË E BRENDSHME

1. 

Përpara se ta përdorni baterinë e integruar, 

lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e 

masave parandaluese te (1) karikuesi i baterisë, 

(2) bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e çmontoni baterinë e integruar.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini 

sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë 

mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të 

rezultojë në humbje të shikimit.

5. 

Mos bëni qark të shkurtër me baterinë e integruar:

1. 

Mos i prekni terminalet me materiale 

përcjellëse.

2. 

Shmangni ruajtjen e baterisë së integruar 

në një kuti me objekte të tjera metalike, si 

gozhdë, monedha etj.

3. 

Mos e ekspozoni baterinë e integruar në 

ujë ose shi.

 

Krijimi i qarkut të shkurtër te bateria 

mund të shkaktojë qarkullim të madh të 

rrymës elektrike, mbinxehje, djegie të 

mundshme dhe madje prishje.

6. 

Mos e ruani pajisjen dhe baterinë e integruar 

në vende ku temperatura mund të arrijë ose 

tejkalojë 50 °C (122 °F).

7. 

Mos e digjni baterinë e integruar, edhe nëse është 

shumë e dëmtuar ose konsumuar plotësisht. 

Bateria e integruar mund të shpërthejë në zjarr.

8. 

Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni 

baterinë. 

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë 

maksimale të baterisë

1. 

Karikojeni baterinë e integruar përpara se të 

shkarkohet krejtësisht.

 

Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe 

karikojeni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së 

pajisjes.

2. 

Asnjëherë mos e rikarikoni një bateri të 

integruar që është plotësisht e karikuar.

 

Karikimi i tepërt shkurton jetëgjatësinë e 

baterisë.

3. 

Karikojeni baterinë e integruar me 

temperaturën e dhomës në 10 °C - 40 °C (50 °F 

- 104 °F). Një bateri të integruar të nxehtë lëreni 

që të ftohet përpara se ta karikoni.

4. 

Karikojeni baterinë një herë në gjashtë muaj 

nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita CL111DWI?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"