Makita DFR750RFE - Инструкция по эксплуатации - Страница 18

Шуруповерты Makita DFR750RFE - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 60
Загружаем инструкцию
background image

18 

Grepi për varje 

Grepi për varje shërben për ta varur veglën 
përkohësisht. Mund të montohet në çdo anë të veglës. 
Për të hequr grepin për varje, zgjerojeni duke shtypur dy 
skajet e tij të djathta NË TË DYJA ANËT në drejtimin e 
shigjetës (1) dhe ngrijeni në drejtim të shigjetës (2). 

Fig.14 

PËRDORIMI 

Vidhosja 

Fig.15 

Ndizni veglën duke shtypur çelësin. Mbajeni veglën 
përballë dhe fort përkundrejt sipërfaqes që do të 
vidhoset. Vida do të vijë automatikisht në drejtimin e 
vidhosjes dhe do të mbërthehet. 

 

KUJDES: 

• 

Përpara vidhosjes, kontrolloni gjithmonë me 
kujdes punton për konsumim. Ndërroni punton e 
konsumuar ose mund të keni mbërthim të dobët. 

• 

Mbani gjithmonë veglën përballë sipërfaqes që do 
të vidhoset. Mbajtja e saj në kënd mund të 
dëmtojë kokat e vidave dhe të konsumojë punton. 
Mund të ketë edhe mbërthim të dobët. 

• 

Mbajeni veglën, gjithmonë fort, përkundrejt 
sipërfaqes që do të vidhoset derisa vidhosja të 
përfundojë. Në të kundërt, mund të shkaktohet 
mbërthim i pamjaftueshëm i vidave. 

• 

Sigurohuni të mos vidhosni një vidë tjetër mbi një 
vidë tashmë të mbërthyer. 

• 

Mos e përdorni veglën pa vida. Sipërfaqja që do të 
vidhoset do të dëmtohet. 

• 

Mos vendosni vaj ose graso në sipërfaqen e 
rrëshqitshme të kutisë së ushqyesit. 

Vidhosja në cepa 

Fig.16 

Kjo vegël mund të përdoret për të vidhosur në një 
pozicion 15 mm nga muri, siç tregohet në figurë. 

 

KUJDES: 

• 

Vidhosja në një pozicion më pak se 15 mm nga muri 
ose vidhosja me bazamentin e ndaluesit në kontakt 
me murin, mund të dëmtojë kokat e vidave dhe të 
konsumojë punton. Mund të shkaktohet edhe 
mbërthim i dobët i vidave dhe keqfunksionim i veglës. 

MIRËMBAJTJA 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të 
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni 
inspektimin apo mirëmbajtjen. 

• 

Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi, 
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të 
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje. 

Zëvendësimi i karbonçinave 

Fig.17 

Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën e 
kufizimit. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë 
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen 
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm 
karbonçina identike. 
Lironi vidat me vesh të cilat sigurojnë kasën. Hiqni 
kasën në drejtim të shigjetës. 

Fig.18 

Përdorni kaçavidë për të hequr dy vidat, më pas hiqni 
kapakun e përparmë. 

Fig.19 

Ngrini pjesën e krahut të sustës dhe vendoseni në 
pjesën e tërhequr të mekanizmit me një kaçavidë me 
punto me shufër metalike të boshtit.   

Fig.20 

Përdorni pincat për të hequr kapakët e karbonçinave. 
Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të rejat dhe 
rivendosini kapakët e mbajtëseve të karbonçinave në 
anën e kundërt. 

Fig.21 

Sigurohuni që kapakët e karbonçinave të puthiten mirë 
te vrimat e mbajtëseve të karbonçinave. 

Fig.22 

Rimontoni kapakun e përparmë dhe shtrëngoni mirë dy 
vidat. 
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, 
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen 
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s, 
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s. 

AKSESORË OPSIONALË 

 

KUJDES: 

• 

Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për 
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë 
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të 
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik 
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm 
për qëllimin e tyre të përcaktuar. 

Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me 
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të 
Makita-s. 

• 

Shiriti i vidave për mur të thatë 

• 

Punto Phillips 

• 

Lloje të ndryshme baterish dhe ngarkuesish 
origjinalë Makita 

• 

Kutia mbajtëse plastike 

 

SHËNIM: 

• 

Disa artikuj të listës mund të përfshihen në 
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund 
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin. 

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DFR750RFE?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"