Makita DDF453SYE - Инструкция по эксплуатации - Страница 16

Шуруповерты Makita DDF453SYE - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 56
Загружаем инструкцию
background image

16 

Veprimi i ndërrimit 

Fig.3 

KUJDES: 

• 

Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël, 
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është 
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në 
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet. 

Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia 
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni 
çelësin për ta ndaluar. 

Çelësi i ndryshimit të veprimit 

Fig.4 

Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin 
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga 
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për 
rrotullimin në drejtimin kundërorar.   
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin 
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet. 

 

KUJDES: 

• 

Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara 
përdorimit. 

• 

Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të 
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë veglën. 

• 

Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë 
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral. 

Ndryshimi i shpejtësisë 

Fig.5 

Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën dhe 
më pas rrëshqisni levën e ndryshimit të shpejtësisë në 
anën "2" për shpejtësi të lartë ose në anën “1” për 
shpejtësi të ulët. Sigurohuni që leva e ndryshimit të 
shpejtësisë është vendosur në pozicionin e duhur 
përpara përdorimit. Përdorni shpejtësinë e duhur për 
punën tuaj. 

 

KUJDES: 

• 

Vendosni gjithmonë shulin e ndërrimit të 
shpejtësisë në pozicionin e duhur. Nëse përdorni 
veglën duke vendosur levën e ndryshimit të 
shpejtësisë midis anës “1” dhe “2”, vegla mund të 
dëmtohet. 

• 

Mos e përdorni levën e ndryshimit të shpejtësisë 
ndërsa është duke punuar. Vegla mund të 
dëmtohet. 

Rregullimi i rrotullimit shtrëngues 

Fig.6 

Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet me 17 hapa 
duke kthyer unazën rregulluese në mënyrë që gradimet 
e saj të jenë bashkërenditur me shigjetën në trupin e 
veglës. Rrotullimi shtrëngues është minimal kur shigjeta 
tregon numrin 1 dhe maksimale kur shenja e 

 është 

në një drejtim me shigjetën. 

Shtrëngimi do të rrëshqasë në nivele të ndryshme të 
rrotullimit kur vendoset nga numri 1 deri në 16. 
Shtrëngimi është projektuar që të mos rrëshqasë në 
shenjën 

Përpara se të filloni punë fusni një vidë për provë në 
materialin tuaj të punës ose në një material identik me 
të për të përcaktuar se cili nivel rrotullimi kërkohet për 
një aplikim të caktuar.   

MONTIMI 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe 
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni 
ndonjë punë në vegël. 

Instalimi ose heqja e puntos së vidhosjes ose 
puntos së shpimit 

Fig.7 

Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur 
nofullat e mandrinës. Vendosni punton në mandrinë deri 
në fund. Ktheni bokullën në drejtimin orar për të 
shtrënguar mandrinën. 
Për të hequr punton, ktheni bokullën në drejtimin 
kundërorar.  

PËRDORIMI 

 

KUJDES: 

• 

Futeni gjithmonë kutinë e baterisë derisa të arrijë 
deri në fund. Nëse shikoni treguesin e kuq në 
anën e sipërme të butonit, ajo nuk është bllokuar 
plotësisht. Instalojeni plotësisht derisa pjesa e 
kuqe të mos shihet. Nëse jo, ajo mund të bjerë 
aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar ju ose 
personat pranë. 

Funksionimi i vidhosjes 

Fig.8 

KUJDES: 

• 

Rregulloni unazën rregulluese në nivelin e duhur 
të rrotullimit për punën tuaj. 

Vendosni majën e puntos së lëshimit në kokën e vidës 
dhe ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë 
dhe më pas rrisni gradualisht shpejtësinë. Lëshoni 
çelësin sapo shtrëngimi të aktivizohet.   

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni që puntoja futet drejt në kokën e vidës 
ose vida dhe/ose puntoja mund të dëmtohet.   

SHËNIM: 

• 

Gjatë vendosjes së vidave në dru, shponi 
paraprakisht vrima pilot për të bërë vidhosjen më 
të lehtë dhe për të parandaluar çarjen e materialit 
të punës. Shikoni tabelën. 

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DDF453SYE?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"