Makita GA5050R - Инструкция по эксплуатации - Страница 28

Шлифмашины Makita GA5050R - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 104
Загружаем инструкцию
background image

28 SHQIP

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të fshirjes me tela:

1. 

Kini parasysh se qimet e forta të telit 

shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të 

zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar 

forcë mbi furçën.

 Qimet e forta të telit mund të 

depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.

2. 

Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses 

për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të 

diskut ose furçës së telit te mbrojtësja.

 Disku 

ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër 

nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.

Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:

1. 

Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të 

shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të 

përforcuara me fibër qelqi.

2. 

KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone 

Cup me këtë lëmues.

 Ky lëmues nuk është 

projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi 

i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime 

personale.

3. 

Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin, 

flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme) 

ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve 

mund të shkaktojë thyerjen e diskut.

4. 

Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e 

punës përpara se të ndizet çelësi.

5. 

Përpara se të përdorni veglën mbi një 

material aktual, lëreni të punojë për ca kohë. 

Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që 

dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një 

disk jo në ekuilibër.

6. 

Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për 

të kryer lëmimin.

7. 

Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën 

vetëm duke e mbajtur në dorë.

8. 

Mos e prekni materialin e punës menjëherë 

pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe 

mund t’ju djegë lëkurën.

9. 

Mos i prekni aksesorët menjëherë pas punës; 

mund të jenë shumë të nxehtë dhe mund t’ju 

djegin lëkurën.

10. 

Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin 

dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini 

dhe ruajini disqet me kujdes.

11. 

Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë 

për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të 

madhe.

12. 

Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë 

vegël.

13. 

Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë 

vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të 

jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.

14. 

Kontrolloni që materiali i punës është 

mbështetur siç duhet.

15. 

Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon 

rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.

16. 

Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë 

dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me 

pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës 

qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.

17. 

Mos e përdorni veglën mbi materiale që 

përmbajnë asbest.

18. 

Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me 

mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç 

kërkohet nga rregullat vendase.

19. 

Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë anësore.

20. 

Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë 

punës.

 Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen 

te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara 

nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë 

zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose 

mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna 

në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë 

dëmtime të rënda personale.

PËRSHKRIMI I PUNËS

KUJDES:

 

Sigurohuni gjithmonë që vegla 

është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta 

rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.

Bllokuesi i boshtit

Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin 

e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.

► 

Fig.1:

    

1.

 Bllokuesi i boshtit

VINI RE:

 

Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e 

boshtit kur boshti është në rrotullim.

 Vegla mund 

të dëmtohet.

Veprimi i ndërrimit

KUJDES:

 

Përpara se ta vendosni veglën në 

korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza 

e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse 

kthehet në pozicionin “FIKUR” kur lëshohet.

KUJDES:

 

Mos e tërhiqni me forcë levën e 

çelësit pa shtypur butonin e zhbllokimit. Çelësi 

mund të thyhet.

Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të çelësit, 

jepet një levë zhbllokimi. Për ta ndezur veglën, tërhiqni 

levën e zhbllokimit drejt përdoruesit dhe më pas tërhiqni 

levën e çelësit. Lëshoni levën e çelësit për ta ndaluar.

► 

Fig.2:

    

1.

 Leva e zhbllokimit 

2.

 Leva e çelësit

Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale

Vetëm për modelin GA4050R / GA4550R / GA5050R

Vegla nuk ndizet kur tërhiqni levën e çelësit edhe 

kur vegla është në prizë. Për ta ndezur veglën, në 

fillim tërhiqni levën e çelësit. Pastaj tërhiqni levën e 

zhbllokimit dhe tërhiqni levën e çelësit.

SHËNIM:

 Prisni më shumë se një sekondë përpara 

se të rindizni veglën kur vihet në funksionim mbrojtja 

ndaj rindezjes aksidentale.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita GA5050R?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"