Makita DGA506RME - Инструкция по эксплуатации - Страница 29

Шлифмашины Makita DGA506RME - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 116
Загружаем инструкцию
background image

29

ALBANIAN

plotësisht. Mos tentoni kurrë ta tërhiqni 

diskun nga vendi i prerjes ndërsa disku është 

duke lëvizur, përndryshe mund të ndodhë 

kundërveprimi.

 Hetoni dhe ndërmerrni veprime 

korrigjuese për të eliminuar ngecjen e diskut.

4. 

Mos e rifilloni procesin e prerjes në materialin 

e punës. Lejoni diskun të arrijë shpejtësinë 

maksimale dhe më pas rifilloni prerjen.

 Disku 

mund të kapet, të shkojë lart ose të kundërveprojë 

nëse vegla elektrike rindizet brenda materialit të 

punës.

5. 

Mbështetni panelet ose çdo material pune të 

madh për të minimizuar rrezikun e bllokimit 

dhe të kundërveprimit të diskut.

 Materialet e 

mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga 

pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen 

poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes 

dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët 

e diskut.

6. 

Tregoni kujdes të veçantë kur të bëni një 

“prerje në xhep” mbi muret ekzistuese ose në 

zona të tjera me shikim të kufizuar.

 Disku i dalë 

mund të presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose 

objekte që shkaktojnë kundërveprim.

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të smerilimit:

1. 

Mos përdorni një letër të madhe disku për 

smerilim. Ndiqni rekomandimet e prodhuesve 

kur të zgjidhni letrën smerile.

 Letra smerile më 

e madhe se mbështetësja e rrotës krijon rrezik 

dëmtimi dhe mund të shkaktojë ngecjen, thyerjen 

ose kundërveprimin e diskut.

Paralajmërimet për sigurinë specifike gjatë 

veprimeve të fshirjes me tela:

1. 

Kini parasysh se qimet e forta të telit 

shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve të 

zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar 

forcë mbi furçën.

 Qimet e forta të telit mund të 

depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.

2. 

Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses 

për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të 

diskut ose furçës së telit te mbrojtësja.

 Disku 

ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër 

nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.

Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:

1. 

Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të 

shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe të 

përforcuara me fibër qelqi.

2. 

KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone 

Cup me këtë lëmues.

 Ky lëmues nuk është 

projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi 

i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime 

personale.

3. 

Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin, 

flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme) 

ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve 

mund të shkaktojë thyerjen e diskut.

4. 

Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e 

punës përpara se të ndizet çelësi.

5. 

Përpara se të përdorni veglën mbi një 

material aktual, lëreni të punojë për ca kohë. 

Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që 

dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një 

disk jo në ekuilibër.

6. 

Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për 

të kryer lëmimin.

7. 

Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën 

vetëm duke e mbajtur në dorë.

8. 

Mos e prekni materialin e punës menjëherë 

pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe 

mund t’ju djegë lëkurën.

9. 

Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin 

dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini 

dhe ruajini disqet me kujdes.

10. 

Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë 

për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të 

madhe.

11. 

Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë 

vegël.

12. 

Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë 

vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të 

jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.

13. 

Kontrolloni që materiali i punës është 

mbështetur siç duhet.

14. 

Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon 

rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.

15. 

Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë 

dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me 

pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës 

qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.

16. 

Mos e përdorni veglën mbi materiale që 

përmbajnë asbest.

17. 

Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me 

mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç 

kërkohet nga rregullat vendase.

18. 

Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë 

anësore.

19. 

Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë 

punës.

 Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen 

te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara 

nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë 

zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë 

për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose 

mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna 

në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë 

dëmtime të rënda personale.

Udhëzime të rëndësishme rreth 

sigurisë për kutinë e baterisë

1. 

Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni 

të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave 

parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2) 

bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.

2. 

Mos e hiqni kutinë e baterisë.

3. 

Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë 

mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund 

të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të 

mundshme, madje edhe shpërthim.

4. 

Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini 

sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë 

mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të 

rezultojë në humbje të shikimit.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DGA506RME?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"