Makita DHR241RFJ - Инструкция по эксплуатации - Страница 19

Перфораторы Makita DHR241RFJ - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 68
Загружаем инструкцию
background image

19 

Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia 
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni 
çelësin për ta ndaluar. 

Çelësi i ndryshimit të veprimit 

Fig.4 

Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin 
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga 
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për 
rrotullimin në drejtimin kundërorar.   
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin 
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet. 

 

KUJDES: 

• 

Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara 
përdorimit. 

• 

Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të 
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit 
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë 
veglën. 

• 

Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë 
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral. 

Zgjedhja e mënyrës së veprimit 

Rrotullimi me goditje 

Fig.5 

Për shpime në beton, në mur etj., lëshoni butonin e 
bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin e 
modalitetit të punës në simbolin 

. Përdorni një punto 

me majë tungsten-karbit. 

Vetëm rrotullim 

Fig.6 

Për shpime në materiale druri, metali ose plastike, 
lëshoni butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për 
ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin 

Përdorni një punto turjelë ose një punto druri. 

Vetëm goditje 

Fig.7 

Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, lëshoni 
butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin 
e modalitetit të punës në simbolin 

. Përdorni një 

bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj. 

 

KUJDES: 

• 

Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin e 
modalitetit të punës kur vegla është ndezur. Vegla 
mund të dëmtohet. 

• 

Për të shmangur konsumimin e shpejtë të 
mekanizmit të ndryshimit të modalitetit, sigurohuni 
që doreza e ndryshimit të modalitetit të punës të 
jetë vendosur siç duhet në një nga tre pozicionet e 
modalitetit të punës. 

Kufizuesi i rrotullimit 

Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një nivel 
i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga boshti në 
dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja nuk do të rrotullohet më. 

 

KUJDES: 

• 

Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimit, fikni 
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin e 
konsumimit të parakohshëm të veglës. 

• 

Sharrat për vrima nuk mund të përdoren me këtë 
vegël. Ato shpesh bllokohen ose ngecin me lehtësi 
në vrimë. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të 
aktivizohet shumë shpesh. 

MONTIMI 

 

KUJDES: 

• 

Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe 
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të kryeni 
ndonjë punë në vegël. 

Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse) 

Fig.8 

KUJDES: 

• 

Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri 
në punë. 

Instaloni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që 
dhëmbët në përshtatësin e mbajtëses të vendosen 
ndërmjet daljeve në trupin e veglës. Më pas shtrëngoni 
mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim orar në 
pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të rrotullohet 360° që 
të sigurohet në çdo pozicion. 

Grasoja për punton 

Mbulojeni kokën e boshtit të puntos paraprakisht me një 
sasi të vogël grasoje (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi i 
mandrinos siguron punim pa probleme dhe një 
jetëgjatësi më të madhe. 

Instalimi ose heqja e puntos 

Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se 
ta instaloni punton. 

Fig.9 

Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni 
derisa të zërë vend. 

Fig.10 

Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni disa 
herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni punton 
sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të zërë vend. 
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë 
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni. 
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund 
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë. 

Fig.11 

Këndi i puntos   
(gjatë ciflosjes, leskërimit ose shkatërrimit) 

Fig.12 

Puntoja mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për të 
ndryshuar këndin e puntos, lëshoni butonin e bllokimit 
dhe rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës 
në simbolin 

O

.    Rrotulloni punton në këndin e dëshiruar. 

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DHR241RFJ?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"