Кофеварка Philips HD7767/00 - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
72
Shqip
Paralajmërim: Për të parandaluar bllokimin e bluesit, mos përdorni kokrra kafeje të
papjekura ose të karamelizuara. Përdorni kokrra kafeje në vend të kokrrave për
ekspres, pasi këto të fundit mund të dëmtojnë bluesin.
3
Hapni mbajtësen e koshit të filtrit (Fig. 10).
4
Vendosni një filtër prej letre (lloji 1x4 ose nr. 4) ose filtrin e përhershëm në koshin e filtrit (Fig. 11).
5
Mbyllni mbajtësen e koshit të filtrit.
6
Rrotulloni çelësin e zgjedhjes së trashësisë për të zgjedhur llojin e preferuar të bluarjes (nga e imët në të
trashë). Ka nëntë cilësime bluarjeje (Fig. 12).
Këshillë: Çelësi i zgjedhjes së trashësisë ju lejon të zgjidhni midis 9 cilësimeve të ndryshme. Ikonat
tregojnë 3 cilësime të parazgjedhura optimale, por ju mund të zgjidhni çdo cilësim të ndërmjetëm. Ne ju
këshillojmë të eksperimentoni me cilësimet e ndryshme të bluarjes për të zbuluar të preferuarin tuaj.
7
Shtypni butonin e fortësisë (Fig. 5). Ikonat e kokrrave të kafesë nisin të pulsojnë.
8
Rrotulloni çelësin e kontrollit për të zgjedhur fortësinë e dëshiruar të kafesë. 1 kokërr për kafe të mesme,
2 kokrra për kafe të mesme deri në të fortë ose 3 kokrra për kafe të fortë.
9
Shtypni qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar fortësinë (Fig. 13).
10
Për të zgjedhur numrin e filxhanëve, rrotulloni çelësin e kontrollit derisa numri i dëshiruar i filxhanëve të
pulsojë në ekran (Fig. 14).
Shënim: Kini parasysh se makina e kafesë e përdor të gjithë ujin në depozitën e ujit. Nëse zgjidhni një
numër filxhanësh që përkojnë me një sasi më të vogël uji, kafeja do të dalë më e lehtë se ç'dëshironit.
11
Shtypni qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar numrin e filxhanëve (Fig. 13).
12
Shtypni përsëri qendrën e çelësit të kontrollit. Pajisja lëshon sinjal zanor dhe nis bluarjen e sasisë së
kërkuar të kokrrave të kafesë. Në përfundim të procesit të bluarjes, pajisja nis përgatitjen e kafesë
13
Prisni derisa makina e kafesë të ketë ndaluar së lëshuari sinjale zanore, përpara se të hiqni kanën.
Shënim: Pasi është përgatitur, kafeja pikon nga koshi i filtrit për disa sekonda.
14
Pajisja e mban kafenë të ngrohtë deri në momentin që fiket automatikisht. Nëse nuk ju nevojitet që
kafeja të qëndrojë e ngrohtë, shtypni butonin e ndezjes/fijes për të fikur pajisjen.
Përdorimi i kafesë së bluar paraprakisht
Nëse dëshironi të përdorni kafe të bluar paraprakisht në vend të kokrrave të kafesë, ndiqni hapat e
mëposhtme.
1
Hapni kapakun e depozitës së ujit dhe mbusheni atë me ujë të pastër dhe të ftohtë deri në masën e
nevojshme (Fig. 2).
2
Hapni mbajtësen e koshit të filtrit (Fig. 10).
3
Vendosni një filtër prej letre (lloji 1x4 ose nr. 4) ose filtrin e përhershëm në koshin e filtrit (Fig. 11).
4
Vendosni kafe të bluar paraprakisht në filtrin prej letre ose në filtrin e përhershëm.
5
Mbyllni mbajtësen e koshit të filtrit.
6
Vendoseni kanën e qelqit në pajisje (Fig. 3).
7
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes (Fig. 4). Ekrani ndizet.
8
Shtypni butonin e zgjedhjes së fortësisë (Fig. 5).
9
Rrotulloni çelësin e kontrollit për të zgjedhur cilësimin e kafesë së bluar paraprakisht (Fig. 6). Ikona e
kafesë së bluar paraprakisht ndizet.
10
Shtypni qendrën e çelësit të kontrollit për të konfirmuar (Fig. 13).
11
Më pas, shtypni përsëri qendrën e çelësit të kontrollit për të nisur procesin e përgatitjes.
12
Prisni derisa makina e kafesë të ketë ndaluar së lëshuari sinjale zanore, përpara se të hiqni kanën e qelqit.
Shënim: Pasi është përgatitur, kafeja pikon nga koshi i filtrit për disa sekonda.
Характеристики
Остались вопросы?Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)