Холодильник Electrolux ERB 36533 W (X) - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.
Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.
"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.

Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal.
Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në
një mbajtëse të posaçme që ndodhet në
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e
përqark dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin
një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni
pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
• vendosni material izolues rreth sirtarëve,
p.sh. shtroja ose gazeta.
Shkrirja mund të përshpejtohet duke
vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier)
brenda në ngrirës.
• Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij,
shtyjeni në vend sipas figurës dhe
vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit
ku mund të mblidhet ujë
• kruani me kujdes akullin kur fillon të
shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose
plastike
• kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe
thajeni ngrirësin, më pas vendoseni gypin
e kullimit sërish në vend.
• ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish
ushqimet e ngrira.
Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me
termostatin çuar në maksimum për
disa orë, në mënyrë që të arrijë sa më
shpejt të jetë e mundur temperaturën e
mjaftueshme të ruajtjes.
E rëndësishme
Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruajtur brymën
nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar procesin
e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës së
pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes,
mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
electrolux
9












