Makita PLM4120N - Инструкция по эксплуатации - Страница 189

Газонокосилки Makita PLM4120N - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 260
Загружаем инструкцию
background image

189

11-2 TEHU I PRERJES

KUJDES: 

Sigurohuni ta shkëputni dhe ta 

tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun 
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të 
motorit. Mbroni duart duke përdorur doreza të trasha apo 
stof të trashë për të kapur tehet e prerjes.
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm 
të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që 
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit. 
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.

VINI RE: 

Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut 

për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja. 
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë. 
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e 
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen 
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të 
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim. 
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje 
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit 
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet 
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për 
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të 
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të 
drejtpeshojë njësoj. 

(Fig. 26)

Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në 
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e 
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni 
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni 

Fig. 26

Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e 
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin 
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin heksagonal me fuqinë e 
listuar më poshtë.

11-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT

Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 35 - 45 Nm. 
Për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. TË 
GJITHË bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas 
herë për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë, 
sidomos në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen 
dhe do të humbasin disi formën fillestare. Efikasiteti i 
prerjes do të bjerë dhe tehu duhet ndërruar.
Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga 
fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar 
mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të 
shënuar në teh (MAKITA 263001433 për PLM4120; 
MAKITA 263001451 për PLM4620) (për të porositur 
tehun, kontaktoni me shitësin vendor ose telefononi 
kompaninë tonë).

VINI RE: 

Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.

11-4 MOTORI

Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime 
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin 
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.

Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit 
sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa 
orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur. 
Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet 
mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të 
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një 
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në 
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit 
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni 
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të 
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore 
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të 
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga 
zona e marmitës.

12. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN 

(MBYLLJA E STINËS)

Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur 
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pas kositjes së fundit të stinës, e lini serbatorin të 

thahet.

2. Pastroni dhe vajosni mirë kositësen siç përshkruhet 

në udhëzimet e vajosjes.

3. Referojuni manualit të motorit për udhëzime të duhura 

për ruajtjen e motorit.

4. Mbuloni lehtë tehun e prerjes së kositëses me graso 

shasie për të parandaluar ndryshkjen.

5. Ruajeni kositësen në zonë të thatë e të pastër.

SHËNIM:

Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të 
paajrosura apo për ruajtjen e materialeve;
- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku. 

Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen, 
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.

- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te 

doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës, 
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin 
ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës 
në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.

Полезные видео

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita PLM4120N?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"