Makita DWR180Z - Инструкция по эксплуатации - Страница 16

Гайковерты Makita DWR180Z - инструкция пользователя по применению, эксплуатации и установке на русском языке. Мы надеемся, она поможет вам решить возникшие у вас вопросы при эксплуатации техники.

Если остались вопросы, задайте их в комментариях после инструкции.

"Загружаем инструкцию", означает, что нужно подождать пока файл загрузится и можно будет его читать онлайн. Некоторые инструкции очень большие и время их появления зависит от вашей скорости интернета.
Страница:
/ 56
Загружаем инструкцию
background image

16

ALBANIAN

13. 

Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të 

gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.

14. 

Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë 

mund të nxehet, gjë që mund të shkaktojë 

djegie ose djegie në temperaturë të ulët. 

Tregoni kujdes gjatë manovrimit të kutive të 

nxehta të baterive.

15. 

Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas 

përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të 

shkaktojë djegie.

16. 

Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, 

pluhurave ose papastërtive në terminalet, 

vrimat ose kanalet e kutisë së baterisë.

 Kjo 

mund të shkaktojë rendiment të ulët ose dëmtim të 

veglës ose të kutisë së baterisë.

17. 

Përveç kur vegla e mbështet përdorimin 

pranë linjave elektrike me voltazh të lartë, 

mos e përdorni kutinë e baterisë pranë linjave 

elektrike me voltazh të lartë.

 Kjo mund të 

shkaktojë një defekt ose dëmtim të veglës ose të 

kutisë së baterisë.

18. 

Mbajeni baterinë larg fëmijëve.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

KUJDES:

 

Përdorni vetëm bateri origjinale 

Makita.

 Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita 

ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund 

të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime 

personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu 

edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe 

ngarkuesin.

Këshilla për të ruajtur 

jetëgjatësinë maksimale të 

baterisë

1. 

Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet 

plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me 

pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje 

të fuqisë së pajisjes.

2. 

Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e 

ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton 

jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.

3. 

Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës 

në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të 

baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.

4. 

Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë 

nga vegla ose karikuesi.

5. 

Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për 

një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj). 

PËRSHKRIMI I PUNËS

KUJDES:

 

Sigurohuni gjithmonë që vegla 

të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr 

përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni 

funksionet e veglës.

Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë

KUJDES:

 

Fikeni gjithmonë veglën përpara se 

të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.

KUJDES:

 

Mbajeni fort veglën dhe kutinë e 

baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.

 

Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë 

mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të 

shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë, 

si dhe lëndim personal.

► 

Fig.1:

    

1.

 Treguesi i kuq 

2.

 Butoni 

3.

 Kutia e baterisë

Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla 

ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të 

kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni 

gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe 

rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa 

të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni 

treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk 

është e bllokuar plotësisht.

KUJDES:

 

Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë 

e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.

 Në 

të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla 

duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.

KUJDES:

 

Mos e vendosni me forcë kutinë e 

baterisë.

 Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç 

duhet.

Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë

Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së 

veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht 

energjinë për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe 

baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës 

nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej 

kushteve të mëposhtme:

Mbrojtja nga mbingarkesa

Kjo mbrojtje funksionon kur vegla përdoret në një mënyrë 

që e bën atë të marrë rrymë të lartë anormale. Në këtë 

situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi 

mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.

Mbrojtja ndaj mbinxehjes

Kur vegla është e mbinxehur, ajo ndalon automatikisht 

dhe llamba nis së pulsuari. Në këtë situatë, lëreni veglën 

dhe baterinë të ftohen përpara se ta ndizni veglën sërish.

Mbrojtja nga mbishkarkimi

Kjo mbrojtje funksionon kur ulet kapaciteti i mbetur i 

baterisë. Në këtë situatë, hiqeni baterinë nga vegla dhe 

karikojeni.

Характеристики

Оцените статью
tehnopanorama.ru
Остались вопросы?

Не нашли свой ответ в руководстве или возникли другие проблемы? Задайте свой вопрос в форме ниже с подробным описанием вашей ситуации, чтобы другие люди и специалисты смогли дать на него ответ. Если вы знаете как решить проблему другого человека, пожалуйста, подскажите ему :)

Задать вопрос

Часто задаваемые вопросы
Как посмотреть инструкцию к Makita DWR180Z?
Необходимо подождать полной загрузки инструкции в сером окне на данной странице
Руководство на русском языке?
Все наши руководства представлены на русском языке или схематично, поэтому вы без труда сможете разобраться с вашей моделью
Как скопировать текст из PDF?
Чтобы скопировать текст со страницы инструкции воспользуйтесь вкладкой "HTML"